Pas vendimit të Gjykatës Supreme për hetimet e politikanëve, Katica Janeva u takua me Lubomir Joveskin

Prokurori shtetëror i Republikës së Maqedonisë, Lubomir Joveski, sot ka mbajtur takim pune me kryeprokuroren speciale Katica Janeva, njofton Portalb.mk.

“Në takim është folur për kryesisht për mendimin juridik që e ka miratuar Gjykata Supreme në seancë publike gjatë së cilës është konstatuar se PSP nuk ka të drejtë të ngrit akuzë ose të urdhërojë ndalim të procedurës hetimore në periudhën jo më gjatë se 18 muaj nga dita e marrjes së lëndëve dhe materialeve në kompetencë të tyre… Në takim janë shqyrtuar gjendjet dhe mundësitë për veprimin e mëtutjeshëm në lidhje me lëndët për të cilat vepron Prokuroria Speciale. Në këtë Kontekst, Joveski dhe Janeva janë pajtuar se veprimi për këto lëndë do të vazhdojë sipas dispozitave ligjore pozitive”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë Themelore Publike.

Në lidhje me vendimin, ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska sot tha se nuk dëshiron nga pozita e ministrit ta komentojë vendimin e mbrëmshëm të Gjykatës Supreme, sipas së të cilit vendim PSP-ja ka mundur të merr lëndë nga Prokuroria e rregullt, vetëm në 18 muajt e parë.

“Gjykata Supreme mund të sjell mendime juridike kur ka praktikë të ndryshme gjyqësore gjatë zbatimit të ndonjë ligji të caktuar. Unë nuk dua të komentoj vendime gjyqësore nga pozita e ministrit të Drejtësisë, por do t’i shtroj pyetjet në vazhdim nga të cilat opinioni vetë do të mund të nxjerrë konkluzione: Vallë në këtë rast ekziston një praktikë gjyqësore ndryshe? Një gjë e tillë nuk ekziston. A gjykojnë gjykata të ndryshme? Jo. Për këto lëndë gjykon vetëm Gjykata Shkupi 1. Vallë në kuadër të gjykatës ka praktika të ndryshme? Jo”, deklaroi Deskoska.

Tani për tani nuk është e qartë se cili institucion formalisht do të mund ta kontestoj vendimin e Gjykatës Supreme.

Ndryshe, dje me shumicë të votave, gjykatësit suprem kanë miratuar vendim se hetimet e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), të cilat i ka hapur pas 30 qershorit të vitit 2017-të, nuk munden të vazhdojnë më tej. Hidhen poshtë hetimet për regjistrimin e popullsisë kundër liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe të arratisurit ish kryeministrit Nikolla Gruevski, hetimi “I fuqishmi” kundër deputetit Antonio Milloshoski, “Pacienti” kundër zv/kryeministrit Bujar Osmani, “Dizajni” për autobusët kinezë dhe të tjera.

Prokurorisë Speciale i janë marë edhe hetimet “Perandoria”, “Talir” dhe “Banka e Postës” dhe i kthehen Prokurorisë Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, prej ku paraprakisht janë marrë. Në fakt, të gjitha hetimet e marra nga Prokuroria e rregullt kthehen nga Katica Janeva te shefja e Prokurorisë Themelore Publike, Vilma Ruskoska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button