OJQ-të: Ajri i ndotur në Tetovë, rrugët e papastruara, Komuna harxhon para për koncerte (VIDEO)

Lëvizja Eco Guerilla dhe Lëvizja Nëna dhe Fëmija kanë reaguar sot në një konferencë për media për ndotjen alarmante në 3-4 ditët e fundit në Tetovë, për rrugët e papastruara nga bora dhe jotransparencën e Komunës së Tetovës për raportet financiare, njofton Portalb.mk.

Sipas tyre, komuna ka pasur kohë që nga mbyllja e Jugohromit të angazhojë ekpertë të jashtëm për të identifikuar faktorët tjerë që e ndotin ajrin dhe sipas asaj çfarë masash duhet të ndërmerren.

Lëvizja Eco Guerilla dhe Lëvizja Nëna dhe Fëmija reagojnë për ndotjen alarmante në 3-4 ditët e fundit ku niveli i grimcave PM10 ka tejkaluar nivelin e lejuar 4 herë, duke kaluar kufirin mbi 195 m/3. Si duket Komuna e Tetovës nuk ka asnjë ide se si ta ulë nivelin e ndotjes! Gjatë gjithë kësaj periudhe kohore, Komuna e Tetovës ka mundur të angazhojë ekspertë të jashtëm që të bëjnë vlerësimet se përveç Jugohromit si ndotës më i madh që ishte, identifikimin e faktorëve tjerë që e ndotin ajrin dhe sipas asaj çfarë masash duhet të ndërmerren”, u tha në konferencën për media.

Sipas tyre, në vend që Komuna të harxhojë para për punësime të reja, edhe ashtu me administratën më të mbingarkuar në Maqedoni, për seminare, për udhëtime, koncerte, ndihma financiare jotransparente financat ka mundur t’i orientojë në zgjidhjen e këtij problemi me të cilin po ballafaqohet ky qytet.

Ata reagojnë edhe për rrugët e papastruara nga bora, që sipas tyre, përveç rrugëve kryesore, rrugët tjera ne qytet nuk janë prekur, ku si pasojë ka mbi 150 raste të lëndimeve trupore të paraqitura në spital.

Sa i përket raporteve financiare ata kërkojnë që komuna raportimin ndaj qytetarëve ta bëj në mënyrë direkte, pa ngatërruar qytetarët nëpër labirinthet e ministrive.

“Edhe pse kemi kërkuar transparencë për raportet financiare për punën e Komunës, Kryetarja Arifi na drejtoi të vizitojmë ëeb faqen e Ministrisë së Financave. Ne kërkojmë që Komuna dhe Kryetarja Arifi komunikimin dhe raportimin ndaj qytetarëve ta bëj në mënyrë direkte, pa ngatëruar qytetarët nëpër labirinthet e ministrive. Ditët e fundit përfolet për keqpërdorime të mëdha financiare dhe jotransparencë. Prandaj që të mos krijohen keqinterpretime të mundshme, në të mirë të qytetarëve dhe vet komunës, ne kërkojmë që të bëhet revizion i pavarur për të parë gjendjen reale në detaje, ku qytetarët e Tetovës do të informohen hapur se sa borxh ka Komuna, kujt i ka borxh, pse i ka dhe në cilën kohë është bërë ky borxh. Llogaridhënia para qytetarëve dhe përgjegjësia para ligjit duhet të jetë mbi të gjitha”, tha Arianit Xhaferi nga Lëvizja Eco Guerilla.

Ndërkaq, dje Qeveria urdhëroi Komunën e Tetovës të ndërmerr masat urgjente pasi ishte tejkaluar pragu i grimcave PM10. Megjithatë, këto masa u ndërprenë sot nga ana e Qeverisë pasi sipas tyre, nga raporti i ditës se djeshme, grimcat PM10 janë nën pragun e definuar të alarmimit.

LEXO: Protestuesit: Nga cila parti është ajri, që të fillojnë politikanët të marrin masa
LEXO: Qeveria e Maqedonisë kundër ndotjes së ajrit me 2 milionë euro, edukim prej 7 deri në 77 vjeç, filtra, ueb-faqe
LEXO:Eko-ativistët të premten do ta bllokojnë rrugën për në Drislla, protestojnë kundër ndotjes
LEXO:Tetovë, Qeveria urdhëron Komunën të ndërmerr masat urgjente pasi është tejkaluar pragu i grimcave PM10

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button