Kur “njohësit e situatave” përdoren për çdo situatë, aty kemi problem serioz të informimit

Burimi: KriThink

Pa fund kalkulime nga mediat në parafushatën për zgjedhjet presidenciale dhe, eventualisht, zgjedhjet parlamentare… Këtë situatë e shohim çdo ditë nga këto të fundit sapo hapim median e parë për t’u informuar mbi të rejat politike. Flitet për bashkëpunime, koalicione të mundshme parazgjedhore, kandidatë të përbashkët, fitues ose humbës të mundshëm, etj. Shumë thjeshtë lajmet profesionale dallojnë nga ato të shpikurat.

Lajmi i plotë

Linku deri te artikulli origjinal: Nëse mbahen zgjedhjet ASH-ja dhe BESA mund të kalojnë BDI-në?!

Data e publikimit: 22.01.2019

Data e recensionit: 31.01.2019

Recensues: Fatlume Dervishi

Keqpërdorimi i “njohësve të situatës”

Rregullat në gazetari diktojnë që të shfrytëzohen disa burime të informacionit për ta verifikuar sa më shumë atë që i transmeton publikut. Kjo bëhet për të qenë edhe gazetari vetë sa më i sigurtë për vërtetëtinë e tekstit të tij. Por burimet në lajm, zakonisht, janë me emër dhe mbiemër (përveç në rastet kur ruhet anonimati). “Njohësit e çështjeve” supozohet të jenë ekspertë dhe nuk ka asnjë arsye për të qenë anonim. Ja sa herë autori u referohet këtyre “ekspertëve anonim” në këtë tekst:

“Njohësit e situatës politike në Maqedoni konsiderojnë se zgjedhjet parlamentare do ta rrisin trupin votues tek opozita shqiptare dhe do të dobësojnë pozitën. Sipas tyre nëse eventualisht mbahen zgjedhjet së bashku ato presidenciale dhe parlamentare, do të ketë rritje votash tek opozita shqiptare edhe ate te ASh-ja e Selës dhe BESA e Kasamit, pasi këta qëndruan stoik në kërkesat e tyre për çështjet shqiptare që ndikoi në opinion.

Nga PDSH-ja e Thaçit dhe BESA e Gashit që në momentin që kanë hyrë në qeverinë e Zaevit sikur janë të shkrira në LSDM dhe nuk pronocohen për asnjë problem që ju tangon shqiptarëve, kështu që sipas njohësve thonë se ata mund edhe të mos nxjerrin asnjë deputet nëse zgjedhjet mbahen këtë vit bashkë me presidencialet.”

Komente, në vend të fakteve

“Njohësit e situatës” janë përdorur pikërisht në dy paragrafët që janë më pak objektivë vetëm për shkak se autori s’ka pasur mjaftueshëm fakte për tezat e shtruara. Nuk është cituar asnjëra nga partitë, ASH dhe BESA e Kasamit, për rritjen e mundshme të trupit, nuk ka asnjë sondazh ose përllogaritje të tjera që mbajnë për të qenë të besueshme. PDSH-ja dhe BESA e Gashit nuk janë kontaktuar përpara se autori të thotë se “nuk prononcohen për asnjë problem që ju tangon shqiptarëve”. As edhe një dëshmi që tregon se vërtetë partitë në pozitë janë dobësuar.

Ku qëndron problemi i lajmeve të këtilla?

Problemi me lajmet e këtij lloji është synimi i tyre. Zakonisht lajmet bëhen për të informuar për gjendjen reale. Përpilimi i tyre kërkon kohë, angazhim dhe mund deri sa të arrihet te informacionet e faktuara që mbajnë. Lajmet si ky shfrytëzojnë teknika manipulimi, gazetari fsheh komentet dhe vlerësimet e tij personale pas “njohësve të situatës” dhe rrit dhe ul rejtingun e partive sipas vlerësimit të tij personal. Ky nuk është informim profesional. Për të raportuar për rejtingun e partive politike shfrytëzohen sondazhe të besueshme, të realizuar sipas standardeve (jo të gjithë janë të tillë); për të shkruar për gjendjen me partitë politike pyeten përfaqësuesit politik; për të shkruar se dikush refuzon të përgjigjet, duhet patjetër fillimisht të kesh tentuar ta pyesësh.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button