Talat Xhaferi: Nëse VMRO-DPMNE kërkon zgjedhje, le t’i mbledh 61 deputetë

Iniciativa e VMRO-DPMNE-së për shpërbërjen e Kuvendit të Maqedonisë dhe shkuarjen në zgjedhje parlamentare të parakohshme, nuk mund të vendoset në rend të ditës në Kuvend nëse nuk mblidhen 61 nënshkrime për të njëjtën ose nëse nuk arrihet marrëveshje politike me partive për këtë. Kështu deklaroi kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi në takimin e sotshëm joformal me gazetarët, transmeton Portalb.mk.

“Iniciativa për shpërbërjen e Kuvendit do të vendoset në rend dite kur do të vendoset të kemi qeveri teknike për 100 ditë. Ky është obligim ligjor. Kjo vendoset me 61 nënshkrime nga deputetët ose me marrëveshje politike. Nëse kanë vërtetë për qëllim që ta shpërbëjnë Kuvendin, atëherë le ti mbledhin 61 deputetë, tha Xhaferi.

Xhaferi nuk e përjashton mundësinë që të jetë i kandiduar nga BDI për president të Maqedonisë

Talat Xhaferi nuk e ka përjashtuar mundësinë që të jetë i kandiduar nga Bashkimi Demokratik për Integrim për president të Maqedonisë.

“Nuk bëhet fjalë për interesim ose mosinteresim timin për tu kandiduar. Për momentin jam kryetar i Kuvendit të Maqedonisë. Në momentin e emërimit tim, unë kam dhënë përgjegjësinë se do t’i kryejë obligimet e mija deri në fund. Nëse kandidohem nga të tjerët, kjo është çështje tjetër, nuk përzihem unë”, tha Xhaferi.

BDI mbrëmë vendosi të del me kandidat për zgjedhjet e 21 prillit.

Zgjedhjet presidenciale do të shpallen më 8 shkurt

Xhaferi njoftoi edhe njëherë se zgjedhjet parlamentare do të shpallen më 8 shkurt.
Atë datë pritet edhe përzgjedhja e përbërjes së re të Komisionit për Parandalim dhe Luftë Kundër Korrupsionit (Komisioni për Antikorrupsion). Për këtë trup, tani për tani kanë aplikuar 80 kandidatë.

Ai tha se nga sot do të udhëheqë mbledhjet në Kuvend në gjuhën shqipe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button