Qeveria gjermane ka dhënë pajtueshmëri për pranimin e Maqedonisë në NATO

Qeveria në Berlin ka dhënë pajtueshmëri për pranimin e Maqedonisë në NATO dhe do të përkushtohet që procesi të mbarojë shpejtë, shkruan “Dojçe Vele”, njofton Portalb.mk.

“Kyçja e Maqedonisë në NATO është e rëndësishme për sigurinë e hapësirë euroatlantike”, thuhet në kumtesën e Qeverisë së Gjermanisë dhe shtohet se “është impuls i rëndësishëm për stabilizimin e mëtutjeshëm të Ballkanit Perëndimor”.

“Në shkurt vendet anëtare do të duhet që ta nënshkruajnë Protokollin për Hyrje. Ne do të kujdesemi që procesi të zhvillohet shpejtë dhe në të njëjtin vend të bëhet edhe hyrja formale”.

Në kumtesë thuhet se në politikën e jashtme “Maqedonia e Veriut luan rol konstruktiv në Ballkanin perëndimor”, që veçmas është bërë e dukshme “nëpërmjet gatishmërisë që ta ndryshojë emrin nga “Maqedonia” në “Maqedoninë e Veriut”, sipas marrëveshjes me Greqinë në qershor të vitit 2018”.

Hyrja e Maqedonisë NATO, sipas Qeverisë së Gjermanisë, është e “rëndësishme edhe për komunitetin transatlantik”.

“Maqedonia e Veriut në vitet e kaluara në mënyrë ambicioze ka krijuar sektorin e saj të sigurisë dhe ka arritur avancim në sferën e shtetit ligjor dhe demokracisë. Qeveria e Maqedonisë është obliguar që të vazhdojë me reformat që i ka filluar”, thuhet në kumtesë.

Ndryshe, Bullgaria ishte vendi i parë që e ka miratuar protokollin e marrëveshjes për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Pasi në Bruksel ambasadorët e të gjitha vendeve anëtare do ta nënshkruajnë protokollin, ai duhet të ratifikohet në të gjitha parlamentet nacionale. sipas paralajmërimeve, Parlamenti i Greqisë do të jetë i pari që do ta ratifikojë, ndërsa sipas shkrimit të “Euroaktiv” kjo mund të ndodhë deri më 8 shkurt. Nuk përjashtohet mundësia për ratifikim më të shpejtë të protokollin të vendeve fqinje dhe Maqedonia të mundet këtë verë të bëhet anëtare e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button