Në fjalët përfundimtare për 27-prillin u përmend edhe emri i Nikolla Gruevskit nga prokurorja Ruskovska

Në fjalët përfundimtare të gjykimit për sulmin e organizuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill 2017, prokurorja Villma Ruskoska tha se i akuzuari Mitko Çavkov mbrëmjen kur ka ndodhur sulmi në Kuvend, si bartës i komandës së artë, nuk ka qenë në Ministrisë e Punëve të Brendshme, por në selinë e VMRO-DPMNE-së. Ndërkaq, siç theksoi prokurorja, në këtë rast për herë të parë përmendet edhe emri i Nikolla Gruevskit pasi të akuzuarit Jane Çento dhe Aleksander Vasillevski – Ninxha janë nervozuar me Çavkovin dhe kanë punuar sipas direktivës së Gruevskit, transmeton Portalb.mk.

“Komanda e artë është në VMRO-DPMNE-në, i informuar për gjithçka, ndërsa nuk bën asgjë. Nuk e ka pasur në mendje që me kohë të japë urdhër. Çavkov ka qenë edhe në kontakte të vazhdueshme me Jane Çenton para dhe pas sulmit. Porosi atë ditë i ka dërguar edhe Nikolla Gruevskit se do të zgjedhet kryetari i Kuvendit. Edhe pse nuk kishte analizë të telefonit të Çavkovit, sepse ai ka thënë se e ka humbur nëpër spitale, kjo është konfirmuar në ekspertizën e telefonit të Trajko Veljanovskit, i cili e ka pranuar porosinë e njëjtë”, tha Ruskoska.

Sipas dëshmisë së dëshmitarët të rrezikuar, Jane Çento dhe Aleksander Vasillevski – Ninxha, pas natës së 27 prillit janë nervozuar me Çavkovin dhe se gjatë gjithë kohës kanë punuar sipas direktivës së Gruevskit.

Dëshmitari i mbrojtur, siç tha Ruskoska, ka thënë se personat që kanë pasur pistoleta në Kuvend, mes të cilëve ishin Igor Jug dhe Jane Çento, kanë dashur t’i vrasin Zoran Zaevin , Damjan Mançevskin dhe Ziadin Selën.

“Në fund, do të them se Prokuroria dëshmoi se më 27 prill 2017 është kryer sulm i organizuar. Dëshmojmë se nuk ishte sulm spontan në turmën e njerëzve që rezultuan në dhunë të pa kontrolluar. Kemi dëshmuar se me paramendim është zbatuar sulmi nga personat që ulen në gjykatë, por edhe nga ata që falë Ligjit për Amnisti nuk ndodhen më në gjykatë. Kemi dëshmuar se veprimet janë lidhur me qëllim që të kërcënohet rendi kushtetues.  Duke e zhvilluar këtë procedurë, pres që në seancë të ulen edhe organizatorët e sulmit”, tha në fund Ruskoska.

Me fjalët përfundimtare të Prokurorisë mbaroi seanca e sotme. Gjykimi do të vazhdojë të hënën me fjalët përfundimtare të mbrojtjes.

Ndryshe, në bankën e të akuzuarve mbeten pesë persona të cilët nuk kanë kërkuar amnisti: ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, shefi i MPB, Dushko Lazarov, një nga udhëheqësit e “Për Maqedoni të Përbashkët”, Igor Durllovski, Jane Çento dhe Igor Jug nga shoqëritë patriotike, si dhe 13 të akuzuar, kërkesat e të cilëve në janë pranuar për amnisti.

Gjykata i ka refuzuar kërkesat për amnisti për Aleksander Vasillevski – Ninxha-n, Nikolla Mitrevski – Kolo, Goran Gjoshevskin, Mitko Peshovin, Oliver Popovskin, Oliver Radullovin, Sasho Markovskin, Munir Peliqin, Abdulfeta Alimin, Mlladen Dodevskin, Gorançe Angellovskin, Vllatko Trajkovskin dhe Villijam Mihajllovskin.

Gjykatësja Dobrilla Kacarska më parë deklaroi se seancën e radhës do të duhet të kryhet ndryshimi i aktakuzës në pajtim me Ligjin për amnisti dhe do të fillohet me fjalët përfundimtare.

Prokurorja Villma Ruskoska, javën e kaluar tha se aktakuza për rastin e 27 prillit nuk ka pësuar ndryshime thelbësore dhe mbetet vepra e njëjtë penale.

LEXO: Prokurorja Ruskoska: Akuza e “27 Prillit” nuk ka pësuar ndryshime thelbësore

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button