Islanda është ranguar vendi më i sigurtë në botë, ja si qëndron Maqedonia

Islanda është vendi më i sigurt në botë, sipas listës së magazinës njujorkeze “Global Fajnens”, ndërkaq Maqedonia është e ranguar në vendin e 59-të mes 128 shteteve të përfshira në analizë, njofton Portalb.mk.

Pas Islandës, në listën e vendeve më të sigurta janë Zvicra dhe Finlanda, ndërkaq dy vendet e fundit janë Jemeni dhe Filipinet. Është interesante që Maqedonia është vend më i sigurt se SHBA-ja, e cila gjendet në vendin e 65-të.

Nga vendet e rajonit më mirë e ranguar është Sllovenia, e cila gjendet në vendin e 12, Kroacia në vendin e 22, Bullgaria në vendin e 42, Bosnje dhe Hercegovina në vendin e 56, Greqia në vendin e 57, Serbia në vendin e 58, ndërkaq Shqipëria në vendin e 69.

Në sqarimin e listës, magazina thekson se gjatë rangimit janë marrë parasysh tre faktorë: lufta dhe paqja, siguria personale dhe rreziku nga fatkeqësitë natyrore.

Rezultati i mbledhë të tre indekset e rreziqeve dhe paraqet pamje të përgjithshme të sigurisë së [do vendi ve[ e ve[.

Sipas magazinës, ajo që Filipinet gjendet në fund, pas Jemenit, ku ka luftë civile, ka të bëjë me faktin se vendi ka “rezultate të këqija” në lidhje me sigurinë personale dhe ka shpesh fatkeqësi natyrore.

Në mesin e 20 shteteve më të sigurta, 16 janë nga Evropa, ndërkaq 5 të tjerat jashtë Evropës janë Katari, Singapori, Zelanda e Re dhe Kanadaja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button