NATO diskuton për Ushtrinë e Kosovës: Ky është qëndrimi që nxori sot

Këshilli i Atlantikut të Veriut, mekanizimi më i lartë vendim-marrës i NATO-s, në mbledhjen e mbajtur sot ka diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë, pas hyrjes në fuqi të tri ligjeve që ia ndërruan mandatin Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Këshilli i Atlantikut të Veriut diskutoi zhvillimet e fundit në Kosovë në një takim më 30 janar, pas hyrjes në fuqi të tre ligjeve që ndryshuan mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke iniciuar kështu një periudhë dhjetëvjeçare për FSK-në për të kaluar në një ushtri. Siç i është thënë tashmë autoriteteve në Kosovës në shumë raste, çdo ndryshim i mandatit të FSK-së kërkon që Këshilli i Atlantikut të Veriut të rishikojë nivelin e angazhimit të NATO-s. Aleatët tani kanë rënë dakord që puna duhet të fillojë”, thuhet në njoftimin e këtij Këshilli, raporton Indeksonline.

Në të njëjtën kohë, NATO ka vendosur që të vazhdojë misionin e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt në Kosovë.

KFOR vepron nën mandatin e OKB-së dhe nuk do të ndikohet nga ligjet për kalimin e FSK-së.

“NATO gjithashtu vazhdon të mbështesë dialogun e sponsorizuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës si zgjidhja e vetme e qëndrueshme politike për rajonin”, thuhet në njoftimin e NATO-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button