ASH: Urojmë që kandidati për president nga BDI të jetë shqiptar

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim lidhur me vendimin që morën  për zgjedhjet presidenciale.

“Përshëndesim vendimin unanim të BDI-së që të garojnë vetë me kandidatin e tyre për zgjedhjet Presidenciale.  Urojmë që kandidati për president nga BDI të jetë shqiptar! Nuk duam të besojmë se ky vendim i tyre erdhi si pasojë e derës së mbyllur dhe përbuzjes qe iu bë BDI-së në lidhje me idenë e tyre të rrejshme për kandidat konsensual, me LSDM sot, me VMRO-DPMNE dje. Shpresojmë se vendimi i BDI-së ka të bëjë me sfidën që Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela ua bëri publikisht nëpërmjet mediave për tu përballur me Ju. Meqë e pranuat këtë sfidë urojmë që të pranoni edhe tjetrën, zgjedhjet e parakohshme parlamentare bashkë me ato presidenciale”, thuhet në reagimin e ASH-së.

 

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button