Shtrenjtim i ri i rrymës për 20% ?

Shtrenjtim të ri të rrymës për 20% diku në qershor të vitit 2013, paralajmërojnë mediat në gjuhën maqedonase. Sipas tyre, ky shtrenjtim tashmë është pajtuar mes zyrtarëve. Pas shtrenjtimit prej 10% para pak kohësh, dhe heqjes së tarifës së lirë, tashmë EVN ka fituar akordin për një tjetër shtrenjtim, por që gjithmonë sipas mediave maqedonase, do të vijë pas zgjedhjeve lokale.

Ato parashikojnë rritje të çmimeve edhe të karburanteve të naftës deri në 100 denar për litër.

Ndërkaq, edhe ekspertët parashikojnë shtrenjtime të reja në periudhën që vjen. Ata presin që edhe më tepër të ngritën çmimet e produkteve bazë, me çka do të rriteshin edhe shpenzimet për jetë./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button