Janë rritur përmasat e krizës “Huawei” në trekëndëshin Kinë-SHBA-Kanada

Tensionet midis Kinës, Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara parashihen të rriten tutje pas fillimit të procesit të ekstradimit të shefes financiare (CFO) Meng Wanzhou të gjigantit teknologjik kinez Huawei, shkruan Anadolu Agency (AA).

Autoritetet amerikane kanë nisur procesin zyrtar të ekstradimit të Meng, e arrestuar në Kanada me kërkesë të SHBA-së për “shkelje të sanksioneve ndaj Iranit” dhe më pas e liruar me kaucion prej dhjetë milionë dollarësh kanadezë.

Departamenti amerikan i Drejtësisë të hënën njoftoi se është bërë kërkesa zyrtare për ekstradimin e Meng, njëherësh edhe kryetare e bordit drejtues të Huaweit, e cila u ngarkua me 23 akuza, përfshirë “dhënien e deklaratave të rreme bankave”, “shpërlarje parash” dhe “shpalosje të sekreteve tregtare të kompanisë amerikane të telekomunikimit T-Mobile”.

Gjyqi për ekstradimin e Meng në SHBA, i cili ndiqet nga afër nga ana e Kinés, do të fillojë më 6 shkurt në Vancouver të Kanadasë.

– Dimensioni Kinë-Kanada i rastit Huawei

Arrestimi i Meng në muajin dhjetor shkaktoi tensione në marrëdhëniet Kinë-Kanada.

Menjëherë pas rastit, Pekni zyrtar thirri ambasadorin kanadez John McCallum në Ministrinë e Jashtme dhe kërkoi lirimin e zyrtares së fimrës teknologjike Huawei, duke paralajmëruar “probleme serioze” në rast të moslirimit të saj.

Pas paralajmërimeve, Kina arrestoi biznesmenin kanadez Michale Spavor dhe ish-diplomatin Michael Kovrig me akuzën për përfshirje në aktivitetet që kërcënojnë sigurinë kombëtare.

Po ashtu, një tjetër shtetas kanadez i cili ishte dënuar në Kinë me 15 vjet burgim për trafikim të lëndëve narkotike, u rigjykua dhe ndaj tij kësaj radhe u shqiptua dënim me vdekje. Marrëdhëniet e tensionuara midis dy vendeve reflektuan edhe në fushën e diplomacisë.

Javën e kaluar, kryeministri i Kanadës Justin Trudeau largoi nga detyrua ambasadorin në Pekin John McCallum, pasi deklaroi se Meng ka argumente të forta për ta mbrojtur veten kundër ekstradimit në SHBA.

Edhe pse Ministria e Jashtme e Kinës nuk e komentoi largimin e McCallum nga detyra duke thënë se bëhet fjalë për “çështje të brendshme të Kanadasë”, media kineze shkruajti se tërheqja e ambasadorit nxjerr në pah “ndërhyrjen politike”.

Ende nuk dihet se sa rasti i firmës Huawei do të ndikojë në negociatat tregtare aktuale midis Kinës dhe SHBA-së.

– Lufta për superioritet teknologjik Kinë-SHBA

Zhvendosja e luftës tregtare të inicuar nga Washingtoni në mars të vitit të kaluar në sferën digjitale me rastin e Huawei-t ka shkaktuar të parashtrohet pyetja se “pse SHBA vuri në shënjestër një gjigant teknologjik?”.

Megjithëse SHBA ka pohuar se arrestimi i Meng lidhet me shkeljen e sanksioneve ndaj Iranit, ka pasur vlerësime se arsyeja e vërtetë është gara teknologjike dhe ajo e spiunazhit.

Përmes avancimit teknologjik veçanërisht në fushën e 5G-së, Huwai do të përshpejtojë transferimin e të dhënave dhe mobilizimin duke ofruar internet 100 herë më të shpejtë se 4G.

Me zotërimin e kësaj teknologjie, Huawei e bën Kinën – e akuzuar për vjedhje teknologjike dhe pirateri kibernetike – si një kërcënim më të madh për SHBA-në.

Shqetësimi të cilin Huawei, lider botëror në fushën e sistemeve të internetit dhe të telekomunikacionit, i ka shkaktuar SHBA-së, tregon se në themelet e luftës tregtare mes dy vendeve ka konkurrencë një teknologjike.

– Themeluesi i Huawei-it, ish-oficer lufte

E themeluar në vitin 1987 në Shenzhen nga ish-oficeri i luftës Ren Zhengfei, Huawei është firma kryesuese e Kinës në fushën e rrjeteve 5G, teknologjive gjysmëpërçuese dhe telefonave të mençur.

Gjiganti teknologjik kinez lançoi në treg telefonin e parë celular në vitin 2004, kurse telefonin e parë të mençur në vitin 2009. Huawei, duke lënë mbrapa vitin e kaluar firmën amerikane Apple, siguroi 14,3 për qind të tregut të telefonave dhe radhitet në pozitën e dytë pas Samsung-ut. Kompania renditet e treta në botë në aspektin e madhësisë financiare të kompanisë.

Numri i telefonave të mençur dërguar klientëve nga kompania në vitin 2017 u regjistrua në 153 milionë. Ajo synon të rrisë këtë shifër në 200 milionë. Huawei ka më shumë se 180 mijë të punësuar në 170 vende të botës, nga të cilët 80 mijë merren me hulumtim dhe zhvillim.

Firma, e cila shpenzon afërsisht dhjetë për qind të të ardhurave për hulumtim dhe zhvillim, në vitin 2016 harxhoi 76,4 miliardë juanë (rreth 11 miliardë dollarë), kurse në vitin 2017 në këtë fushë shpenzoi 89,7 miliardë juanë (rreth 14 miliardë dollarë).

Deri më sot, firma kineze ka shpenzuar një total prej 394 miliardë juanësh (rreth 57 miliardë dollarë) për hulumtim dhe zhvillim, ndërsa ka paralajmëruar rritje të shpenzimeve të dedikuara për këtë qëllim.

Po ashtu, firma ka regjistruar 87.805 patenta.

Megjithëse nuk ka shpalosur shifra të rritjes për vitin 2018, Huawei supozohet të ketë siguruar të ardhura prej 100 miliardë dollarësh, ndërsa synon që në vitin 2019 të ardhurat të arrijnë në 125 miliardë dollarë.

– Marrëveshje për 5G me mbi 20 vende

Në botë, kompanitë e telekomunikacionit konkurrojnë në 5G, që është 10 deri në 100 herë më shpejt se 4G dhe është quajtur si internet që do të lidhë makinat me njëra-tjetrën.

Huawei ka një marrëveshje 5G me më shumë se 50 kompani në 20 vende të botës.

Sipas një raporti të publikuar këtë vit, kompania filloi të investojë në teknologjinë 5G në vitin 2009 dhe investoi 575 milionë dollarë në hulimitin dhe zhvillimin e kësaj teknkologjie në vitin 2017 dhe njoftoi një objektiv investimi prej 800 milionë dollarësh për vitin 2018. Numri i stacioneve bazë 5G të kompanisë jashtë shtetit ka tejkaluar gjithashtu në mbi 25 mijë.

– 5G dhe inteligjenca artificiale

5G përbën një shtyllë të rëndësishme të zhvillimit të teknologjive të inteligjencës artificiale. Me transferimin e të dhënave me shpejtësi të lartë të siguruar nga 5G, industria e inteligjencës artificiale do të jetë gjithashtu në gjendje të zhvillohet më shpejt dhe në mënyrë më efikase.

Deri në vitin 2030, produktet dhe shërbimet e lidhura me 5G në shkallë globale vlerësohen se do të përbëjnë një ekosistem prej 12,3 trilionë dollarësh. Po ashtu, vëllimi i industrisë së lidhur me inteligjencën artificiale pritet të arrijë në 5,1 trilionë dollarë deri në vitin 2025.

Ende ngelet e panjohur se deri në çfarë mase do të arrijnë tensionet midis Kinës dhe SHBA-së, të cilat po zhvillojnë luftën e së ardhmes në fushën e e 5G-së dhe atë të inteligjencës artificiale, që konsiderohen si dy teknologji kritike që plotësojnë njëra-tjetrën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button