fbpx

Qeveria dhe OJQ-të të mbështetura nga BE do të zhvillojnë turizmin në Maqedoni

Qeveria e Maqedonisë organizoi sot një ceremoni për ndarjen e 12 kontratave për 12 organizata të shoqërisë civile në vlerë prej 49 milionë e 300 mijë denarë përmes të cilave do të realizohen projekte për nxitjen e konkurencës lokale dhe rajonale në fushën e turizmit, raporton Anadolu Agency (AA).

Fondet në fjalë janë ndarë përmes projektit për konkurrencë lokale dhe rajonale i cili është zbatuar në bashkëpunim mes Qeverisë së Maqedonisë dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Zyrës së Bankës Botërore.

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev në fjalën e tij tha se vlera e përgjithshme e projektit arrin në 18 milionë euro të cilat në masë të madhe janë siguruar nga fondet IPA, por edhe nga buxheti i Republikës së Maqedonisë dhe Bankës Botërore, për të shtuar se kontratat e ndara sot, kapin vetëm njërin nga tre segmentet për organizatat joqeveritare dhe shoqatat që punojnë në sektorin e turizmit.

Dy segmentet e tjera të cilat janë të përfshira në Projekt, janë për ndërmarrjet mikro dhe të vogla, ndërsa pjesa më e madhe e fondeve janë të destinuara për të ofruar projekte infrastrukturore dhe për rritjen e turizmit në komuna të caktuara.

“Projekti është menduar me këto tri komponente, për çka pritet që kompanitë dhe OKJQ-të të marrin grante me të cilat do të zhvillojnë aspektet turistike, ndërsa komunat duhet të zhvillojnë infrastrukturën për turizmin në komunitetet e tyre”, tha Angjushev i cili falënderoi BE-në për fondet që ka ndarë, pasi siç tha turizmi është një nga degët që pritet të ketë rritjen dhe zhvillimin më të shpejtë, dhe se për këtë arsye është e nevojshme që të përmirësohet oferta turistike.

Drejtori i Zyrës së Bankës Botërore për Maqedoni dhe Kosovë, Marko Mantovaneli tha se turizmi është një sektor shumë i rëndësishm në nivel botëror me 10 për qind nga Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) global dhe merr pjesë me 7 për qind në tregtinë globale dhe 30 për qind në shërbimet e eksportuar globalisht.

“Përmes këtij projekti do të kontribuohet në ndërtimin e infrastrukturës së re, ruajtjen e mjedisit, rivitalizimin e lokaliteteve, do të inkurajojë avantazhin konkurrues të destinacioneve të ndryshme, pasi jo çdo vend mund të tërheq të njëjtin lloj turistësh ose cilësinë e njëjtë të shërbimit”, tha Mantovanelli.

Përfaqësuesi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, Freck Jantam, tha projekti në fjalë promovon destinacione turistike që nuk janë të njohura për turistët e huaj.

“Maqedonia ka shumë liqene dhe male që ofrojnë mundësi për aktivitete sportive, relaksim, por ka edhe mundësi tjera më pak të dukshme për zhvillimin e turizmit, përmes promovimit të artit dhe zanateve të vjetra”, tha Jantam.

Thirrja publike është bërë në mars të vitit të kaluar dhe ka qenë e hapur për një spektër të gjerë të përdoruesve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button