fbpx

Tetovë, Qeveria urdhëron Komunën të ndërmerr masat urgjente pasi është tejkaluar pragu i grimcave PM10

Nga Qeveria e Maqedonisë lajmëruan se pas tejkalimit të pragut të grimcave të dëmshme PM10, në Tetovë kanë hyrë në fuqi masat urgjente për mbrojtje nga ndotja, transmeton Portalb.mk.

“Në pajtim me Dekretin për ndryshimin dhe plotësimin e Dekretit për vlerat kufitare të niveleve dhe llojeve të substancave ndotëse në ajrin e ambientit dhe pragjet e alarmimit, afatet për arritjen e vlerave kufitare, margjinave të tolerancës për vlerat kufitare, vlerat e synuara dhe qëllimet afatgjata (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 183 nga 14.12.2017) në të cilin përcaktohet pragu i alarmimit të grimcave të suspenduara me një madhësi prej 10 mikrometrave (tejkalimi i vlerës prej 188 g/m3 gjatë dy ditëve radhazi ) dhe parashikimi i motit i marrë nga Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike, i njëjti ishte tejkaluar në pikën matëse të Tetovës”, thuhet në kumtesën e Qeverisë së Maqedonisë.

Përqendrimet mesatare ditore të PM10 gjatë ditës së sotme kanë qenë 210 mikrogram për metër kub.

Me masat urgjente rekomandohet që të lirohen nga obligimet e punës gratë shtatzëna, personat më të moshuar se 60 vjet, personat me astmë kronike, personat me infarkt të pësuar ose goditje në tru pa dallim të moshës. Të riorganizohet orari i punës për ata të cilët punojnë në ambient të hapur prej ora 11:00 deri në orën 17:00, ndalesë për mbajtje të ndeshjeve dhe manifestimeve tjera në ambient të hapur dhe sigurim i kushteve për aktivitet të rritur të ndihmës së shpejtë, ndihmë shtëpiake dhe shërbim i patronazhit.

Komunat obligohen në ditë t’i pastrojnë rrugët dhe sipërfaqet e këmbësorëve, t’i rrisin kontrollet e inspektimeve në vendet e ndërtimit, përdoruesit e mbeturinave të naftës dhe serviset që punojnë në ndërrimin e vajrave, autoshkollat t’i realizojnë trajnimet në periudhën nga ora 9:30 deri në orën 14:30 dhe pas orës 18:00, si dhe furnizime të mallrave në zona të ndaluara të kryhet deri në orën 7:30.

Kompanive ndërtimore iu imponohet të shfrytëzojnë ujë për uljen e pluhurit, gjegjësisht spërkatje, larje e gomave të kamionëve para vendeve të ndërtimit, ndërsa makinat ndërtimore t’i bartin deri te vendi i ndërtimit deri në orën 7:30 të mëngjejsit.

Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor të kryejë kufizim të emisioneve nga B-lejet e integruara dhe kapacitetet më të vogla ekonomike dhe të kryejnë kontroll të shpeshtë të instalimeve të cilat posedojnë A-leje të integruar.

Organet e drejtorisë shtetërore, agjencitë, fondet, byrotë, entet, ndërmarrjet publike dhe SHA-të në pronësi të shtetit, si dhe komunat ta kufizojnë deri në 50 për qind përdorimin e automjeteve zyrtare dhe të sigurojnë kufizime në punët e objekteve ku po ndërtohet.

LEXO: Protestuesit: Nga cila parti është ajri, që të fillojnë politikanët të marrin masa
LEXO: Qeveria e Maqedonisë kundër ndotjes së ajrit me 2 milionë euro, edukim prej 7 deri në 77 vjeç, filtra, ueb-faqe
LEXO:Eko-ativistët të premten do ta bllokojnë rrugën për në Drislla, protestojnë kundër ndotjes

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close