Në greminën e përuljeve dhe përbuzjeve të dreqit (II)

Po të njëjtën rrugë, përshkojmë edhe shumica dërmuese nga ne shiptarët e Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës. Për dallim nga ne, Dante e kishte të lehtë, ngase për të bërë një rrugë të tillë, kaq të mundimshme dhe të rrezikshme, kishte ‘dritën e cila ia shëndriste rrugën’, nëpër nëntë qarqet e purgatorit të tij. Ishte kjo, drita e Virgjilit të madh, që gjenezën e kishte nga antika dhe epoka e lulëzimit të saj. Ky marshim natën, nëpër ferr, portreton edhe jetën e shumë shtresave popullore në mjediset tona, që për dallim nga Dante, po ndodh shatatë shekuj më vonë! Sy të përlotur, buzë të thara, mendime të erëta, amulli logjike, paudhësi dhe dramë jetese, milionaktëshe! Përdhosje gatise, kolektive!

Udhëtimi i Dantes dhe ai i yni nëpër purgatorin e përbuzjeve, kanë një pikë të përbashkët. Kjo është alegoria e cila aventurën e tij nëpër ferr, e reflekton në suaza të një kornize më të gjërë, që identifikohet si; rrugëtimi i qenies njerëzore nëpër vuajtje dhe padrejtësistë e jetës, që në fakt reflekton edhe jetën në ditët tona, të udhëhequr nga dhe tendenca e vazhdueshme për të shpëtuar nga dreqi, që nuk arrijmë ta njohim! Dante mendonte që njeriu i përvuajtur, mundej të shpëtonte nga satani, ndoshta jo në kohën e tij, por me ardhjen e shekullit të ri, që në fakt edhe po ndodh sot anë e kënd vendeve ku funksionon shoqëria civile, si mënyrë jetese. Në shoqërite civile te bazuara në vlera elementare të drejtësisë ,si parim i barabartë i egzistencës. Një mesazh që shumica nga ne, përpiqemi me mish e me shpirt ta realizojmë në këto rrethana dhe ‘vlera shoqërore’ të interesit dhe ‘shititjeve milionngjyrëshe të shpirtit tonë’, që sollën kllapinë e mjerimit, që po zgjat tanimë me dekada.

Nga ana tjetër, pasiqë vepra në fjalë, reflektonte jetën e tij të pjekurisë dhe shqetësimet e mëdha që mundonin njerezimin, nga ana e kishës dhe masave të saja të rrepta, është mjaft e guximshme të them, që neve të “ bijtë e shekullit të ri” , nuk jemi edhe aq ‘të shtërnguar’ nga këto masa konkrete, siqë ishte ajo e inkuizicionit, do thosha! Por në rrethanat tona, shumë lehtë mund të ndëshkohesh nga masat e ‘dështimit të sigurimit të mbijetesës biologjike’, që si rrjedhojë, viktimizon shumëçka, dhe atë që djeg më shumë- fëmijën tënd. Për më tepër, jemi shtërngur nga ‘masa të tjera të kodifikuara të natyrës së ligësisë’, që të trullosur dhe të kllapitur nga ‘masa të ashpra shpirtërore që imponohen nga premtimet për jetë më të mirë, nga divineja dhe hyjnorja’, dhe idhtarët e saj, jemi shëndruar në ‘tufë dhensh’, që marrim në qafë gjeneratat e reja! Nga ana tjetër, krenare dhe e paepur, oligarkia dhe kleptokracia pushtetetare, që vetë ne, “ në pritje të Godosë”, me dekada po e ushqejmë, me bukën tonë të përditshme, që presim zoti të na e fal! Prapëseprapë, masat që sot janë në dispozicion për të mbrojtur ‘rrugën me trëndafila’ të atyre për të cilët jeta është një ‘fantazi në ishujt egzotik të globit’, në taborin e kundërt, fotografia është krejtësisht tjetërfare! Ajo është e mjerë, si materialisht, ashtu edhe moralisht. Jeta është sjellur në nivel të betejës së përpjekjeve për mbijetesë bilolgjike, betejë kjo që vë në sporvë vlerën e shtrenjtë të të ngelurit njeri me plotëkuptimin e fjalës, njeri që din të durojë madje edhe dhembjet më të mëdha që shoqëria me shpatën e saj të mprehtë, din t’i shkaktojë.

Sfidës së shpatës së pamëshirshme, që strategji veprimi ka terkun e pazarllëqeve ditore milionngjyrëshe, që tanimë pjesa jonë dërmuese nga ne, madje edhe i justifikon ato, janë ‘vlera të reja të kornizës së lirive dhe të drejtave të qytetarit’, të shëndruar në rutinë ‘normale’ të veprimit në popull, sepse thjeshtë, ato paraqesin betejë për mbijetesë! Në anën tjetër, fatmirsisht, historia gjithnjë ka ditur që në ‘rrugët e rezistencës së madhe’ që fatkqësisht nuk egziston ndër ne, dhe është barazi me ‘vdekjen e mendimit të lirë’ ( përveç atij te kafeneve kasabeske) dhe kërkesës për drejtësi, kundër ‘betejës së heshtur të shpatës’, gjithnjë kanë ditur t’i rezistojnë heronjtë e mëdhenjë që prodhoi njerëzimi! Të këtillë, kemi pasur edhe në rradhë tona, ato që kanë dijtur t’i sfidojnë gjamat e saja, duke u bërë personazhe shekullore, që ndryshuan njerëzimin si; Migjeni, Noli, Fishta, Nëna Terezë, shërbetori Jernej, Jean-Valjan, Jeanne d’Arc, Nietzche, Gandhi, unë, ti, etj., që sadopak shëndrisin qenien dhe mendjen e njeriut të sinqertë, viktimë e burzhoazisë së kuqe, që po na rrethon, të reinkarnuar në një petk të ri. Atë të rregullave që favorizojnë interesin dhe famën, këto dy vlera të shëmtuara, pika galavanizuese të kontraditave dhe konfliteve ndërmjet njerëzve dhe shoqërive.

Nëse Dante në Purgatorin e tij, mendonte që kishte ‘gabuar dhe humbur rrugën e vërtetë, i dëshpruar ai, në errësirë kërkonte të gjejë vetveten në pyll. Normalisht, pasiqë mesazhi i tij, ishte jashtëkohor dhe vështirë do kuptohej nga masa e paditur, ai e kishte të njohur që mesazhin në fjalë do e kuptonte një pjesë e vogël e inteligjëncës së kohës. E kishte të njohur, që ky mesazh duhej ndjekur, për të gjetur rrugën e virtyteve të njerëzore, vlerave morale, atyre altruiste, pa të cilat një shoqëri, nuk mund të funksiononte. Në të kundërtën, njeriu si qenie logjike, do të lëshonte rrugen e zotit, që supozohej ta mbronte nga e liga. Në fakt, ky është momenti krucial i shoqërive njërezore që ndryshuan botën! Një koncpet religjiozo-filozofik, që e përmban njeriun të frenuar nga ligësitë që dëmtojnë të drejtën dhe jetën e tjetrit, që burojnë padyshim nga egoja dhe aspiratat e saja në përdhosje të vazhdueshme.

Derisa Virgjili i thoshte atij: Ngrehu, ec… ec përara!, ai në stepje të plotë gjente fuqinë të mendonte nëse do t’i faleshin gabimet e bëra! Mesazhi Vrigjilit për Danten, është jashtëkohor. Pa marr parasysh se ç’ndodh, jeta ec përpara, andaj ‘capre diem’, kjo ishte deviza, që në rrethanat tona, shikohet si çasti për grabitje dhe rrëmbim të gjithë asaj që na takon e nuk na takon! Një guxim dhe përkrahje shumë e fuqishme, që do ta ngriste nga hiri madje edhe Phoenix-in! Një thirrje-shpatë me dy teha! Mjaft tërheqëse dhe sfiduese sa më s’ka! Fatkeqësisht, sa me shumë që vjen e rëndohen shpatullat e qytetarit të ndershëm, në pritje për të mirën, mesazhi në fjalë, nuk ka gjasa të identifikohet në rrethanat tona të përditshmërisë. Ai është I panjohur për ato që nuk përshëndesin bëmat e satanit, që nuk flet! Rruga jonë është e gjatë, edhe neve sikur Dante, po duket që kalojmë nëpër purgatorin dhe ferrin që synonte ai, por që fatkeqsisht sot e kemi shëndruar në devizë me karakter edhe më religjioz, që kontribuon edhe më tepër mbi efikasitetin magjik të kllapisë në të cilën aktualisht, ndodhemi. Andaj’ “ carpe diem”…për ju që mundeni, sepse koha është e juaja.

Përfundim:

Në çfarë u shëndrua dinjiteti ynë, kush e përbuzi këtë, pse, si, dhe si arrijmë të lënduar në cvilitje të sipër, dhe të anashkaluar nga ‘hiena e çakallë përbuzës’, në betejën për të rrëmbyer gjithçka dhe për të mbytur buzëqëshjen e sinqertë, të mbijetojmë në humnerën e përbuzjeve të dreqit të mallkuar? Momentum ky, që tanimë për dekada, trason rrugën tonë nëpër dëshprim dhe heshtje, ‘nën thundrën e hekurt’, me rrugë të bllokuara të jetës, të pronës së fëmijëve tanë, të shpirtit të njeriut altruist, madje edhe ajo që është më e shëmtuara, me digjitet të rëmbyer kolektiv dhe individual, nga të verbër e palaço, të paudhë, të ‘miqësive dhe interesave të mëdha’. Me një fjalë, të gjithë atyre që në shoqërinë ku jetojmë, veprojnë sipas parimit të fahshëm të Einsteinit të madh për përmasat që arrin marrëzia njërëzore, që tejkalojnë dimensioned e kosmosit, nuk mund të ketë rezltat tjetër përveç tmerrit shkatërrues që ky koncept lë pas, duke trasuar kështu rrugën nëpër të cilin duhet të marshojnë filizat që lëmë pas! A mund të ec njeriu i ndershëm dhe si, nëper këto rrugë të territ të Dantes, që vazhdimisht po përsëritet në version të dramave që përfundojnë në tragjedi milionngjyrëshe? Rrugët e jetës së fëmijëve tanë, u mbyllën në pashpresë, ndërsa për ne të moshuarit ‘rrugët e këmbëve’, qw pwr çdi, asnjë rezhim, nuk arrijti t’i hapte! Në kohën e tij, Dante nuk mundej të përmendte emra konkret as nga sfera ‘sundimit të skajshëm të shpirtit në kllapi mesjetare, nga ana e religjionit, as nga sunduesit e kohës, ai përmendte vetëm Virgjilin e antikës, thjesht, sepse edhe sikur për Virgjilin të fliste diçka të keqe apo të shëmtuar, nuk do gjykohej, nuk do inkuizicionohej, kjo për vetë faktin që Virgjili për mijëra vite, nuk ishte ndër të gjallët!

Ajo që Dante bëri, është arritja e tij e madhe të ndryshonte perceptimin e botës sonë zuzare, nga këndvështrimi i sinqëritetit, vetëmohimit dhe drejtësisë si vlera të fuqishme morale universale, të bazuara në ‘mekanizmin funksional të meritokracisë njerëzore’’, që efektuohet me “aftsinë për t’i thënë vetes STOP”! Për të ndryshuar gjërat për të mirë, gjithnjë bazuar në vlerat njerëzore, meritokrasi rregull e rend, në një vend ku qytetari do ishte në qendër të vëmendjes! Vlera këto, universale mbi të cilat bazohen parimet themelore të filozofisë, vlerë e një botë të civilizuar perëndimore, që në fakt, ëndrrojmë dhe synojmë NE, të ‘cepave të mshefta, të kontinentit më të vjetër, atij të ‘djepit të civilizimit dhe demokracisë’, në rrugën e mundmshme të jetës dhe përpëlitjet tona egzistencialiste, tanimë në agoni të sigurtë’.

Shkruan: Florim V. Ajdini

LEXO EDHE: Në greminën e përuljeve dhe përbuzjeve të dreqit (I)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button