Në greminën e përuljeve dhe përbuzjeve të dreqit (I)

“Në fundin e jetës sonë, nuk do të gjykohemi në bazë të diplomave që kemi marr, pasurisë që kemi bërë, mirëqeniës së fëmijëve dhe miqve tanë, ‘kontributit që dham për partinë’ për të cilën sakrifikuam, për ‘famën’ që arrijtëm ndër njerëzit e llojit tonë, por thjeshtë; do të gjykohemi për atë se sa e folëm të vërtetën, sa vepruam drejtë dhe në korniza të asaj që është e ndershme, reale, njerëzore e altruiste, por assessi egoiste apo shterpe, ‘shëmtira morale’ këto, që gjithnjë pozicionohen jashtë kontrollit nga ‘mekanizmi i të qenurit vetvetja’, sidhe ai i sinqeritetit real dhe respektit ndaj njeriut, si qenie logjike”.

Si vepruam atëherë kur askush nuk guxoi të thoshte të vërtetën, atëherë kur më të afërmit tanë të punës, u shitën për motive të ulta dhe të dobëta sa më s’ka, sa morëm nga ajo që e merituam, sa u vlerësuam realisht dhe ‘pa ndikim të kumbarive dhe interesave’ të ‘miqëve tanë’? Sa thika të pabesa na u ngulën në shpinën tonë, në ‘shenjë falendërimi’ për atë që bëmë si profesionistë të kohës kur jetojmë, për njerëzit tanë, për institucionet tona ku me devotshmëri të pashoqe, bëjmë atë që bënte Sizifi duke shtyrë shkëmbin e tij të rëndë! Dhe më në fund, ‘sa shumë u përbuzëm dhe u zhveshëm nga dinjiteti’, i prindit, mikut, shokut, fisit, mjekut, mësuesit, bujkut, i.e. qytetarit, për t’u dhënë më të shenjtën që ka integriteti i intelektualit, atë që atyre të cileve ua dham besimin, të n’a përulin deri në këtë masë! Ekuivalentë njerëzorë këto, që në përkrahje besnike të palaçove e seksereve, që s’njohin respekt dhe vlera njerëzore, për t’u mundësuar pozicionimin kameleonësh, sipas drejtimit të stuhisë së kohës, rob të së cilës, jemi tanimë me dekada. Dhe së fundmi, sa shumë dhe sa pamëshirshëm, na u mor ajo që është më e shenjta e njerëzores? Madje shpeshherë, humbëm atë që është e pakthyeshme; materialen, integritetin, etikën, u nëpërkëmbëm, gjithnjë sipas parimit ‘heshtja është e artë-andaj; vepro, që të arrish ku synon!’ Por, prapëseprapë, në cvilitje shpirtërore, edhepse të paktë në numër, të papërkrahur nga populli i servilizuar tej mase, i qëndruam stoik vlerës së të qenit njeri, që din të thotë ‘stop’ asaj që s’të takon! Dhe kjo është fitore që synonte Dante me filozofinë e tij. Fakti që kjo është motoja sipas të cilës funksionojnë shoqëritë në kaos të skajshëm, fatmirësisht, së fundmi, ndër ne, disi po krijohet perceptimi ndryshe i thënies ; « heshtja është flori ». Në këto ‘tempora mutantum’, po provohet e kundërta, ajo që heshtja është shëndruar në ‘dredhi e shëmtuar’, e assesi flori!

Ndërsa nga lartë, “po vëzhgohemi kujdesshëm me sy të dreqit”, nga aktorët e shekullit të ri, që në skenën e dramës së trishtimit dhe përuljes, ‘vunë aktet makabre e të panumërta të jetës së më të dashurve tanë’, që si prind dhe intelektualë, po përjetojmë në heshtje mortore, në një heshtje që ‘ngre pendimin e vonuar të veprimeve të gabuara’, lidhur me çështjet për të shpëtuar kokën tonë! Është vonë, madje shumë vonë do thoshte Konica i madh! U desht të beheshim krejtësisht ndryshe, do thoshte ‘deviza e përditshmërisë sonë’, ajo e prototipit tim e tënd, e të gjithë ‘neve’ që mundohemi të ndrisim mendjen në gjëndje të territ të plotë të ferrit nëpër të cilin po kalojmë! E si? Kjo është pyetja që nuk reshti së parashtruari përgjatë mileniumeve, me qëllim që të dekodonte kodin e të qenit kaotik dhe i pangopshëm, ‘komandën morale ‘ të të qenurit i ‘mirë e i aftë për gjithçka’, vlera këto që denigrojë më të shenjtën e një shoqërie, cilado qoftë ajo.

I jashtëkohshmi Dante Alighieri, në kohërat më të erta të civilizimit Europian, pra periudhën e Mesjetës së vonshme, i.e. shekulli XIII-XIV, la pas një mesazh të fuqishëm i cili si i tillë, më vonë, me kalimin e shekujve, do bëhej promotor i ndryshimeve të mëdha në tërë shoqërinë italiane dhe atë botërore, vlera këto, bazike të civilizimit oksidental, që mundohemi t’I vëmë në funksion. Një promotor, që solli ndryshime që nuk i përjetuan bashkëkohanikët e Dantes. Ndryshime që vunë bazën e përhapjes së vlerave të sinqerta njerëzore, të mbindertuara sipas meritokracisë dhe altruizmit, që reflektonin dritë dhe drejtësi. Vlera globale e gjithënjerëzore, mbi ‘vlerën e pavlerësueshme të jetës’ reale dhe të se drejtës elementare të njeriut për të punuar, për t’u vlerësuar në bazë të punës që ofron për shoqërinë e tij, për statusin e barabarsisë pa dallim, status ky, një ëndërr e llahtarrshme për të gjithë ne që jetojmë në këto cepa ‘incognito’ të kontinenitit të vjetër! Vlera që janë ‘light motivi’ i shoqërive të civilizuara europiane, të bazuara në kodin funksional, të botës së civilizuar, ku shtëpitë e zotit dhe politkëbërësit, arrijtën të instalojnë njeriun-qytetarin, si qenie inteligjente, në qendër të vëmendjes së shoqërive të avancuara, drejtë të cilave synojmë dhjetra-mijëra të rinjë dhe të moshuar, për të kthyer atë më të shtrenjtën, atë që satani e rrëmbeu! Dinjitetin njerëzor! Tendencë dhe fenomen ky, jashtëkohor, që synon të pamundurën, absurden dhe që ka të bëjë me ripërtrirjen apo lulëzimin shpirëtror, të të qenurit i pranaur, i vlersuar, i integruar në një rreth që të vlerëson, në një rreth ku njeru për njeriun mik është, dhe gjithë kjo, për të shpëtuar nga klapia shekullore e mbjellë nga ‘të aftit dhe të famshmit e ‘tempora mutantum’.

Komedia Njerëzore e Dantes së madh, një vepër që cinikisht tërhjeq vëmendjen e lexuesit, fatkeqësisht me shkëlqimin e saj të fuqishëm, verbëron sytë tanë dhe pa ndërpre, po përsëritet edhe në ditët tona, në shtëpitë tona, rrugët dhe kafenetë e lagjeve tona, mediumet tona, në shtetet apo vendet ku jetojmë. Mesazhi i saj është jashtëkohor dhe si i tillë, përbën pjesë të jetës së çdo qenie njerëzore. Aq më shumë, ajo në mënyrë të pavetëdijshme, vepron në ndjenjat, shpirtin e ndërgjegjen e njeriut të sotëm, në rradhë të parë, njerëzve që në shekullin e ri, jetojnë në vende ku mbisundon dekadenca, keqperdorimet, gënjeshtrat dhe të gjitha veset dhe motivet e dobëta, që udhëhiqen nga vesi i shëmtuar i të qenurit servil, që reflektojnë kohën e Dantes së madh, epokës kur mbisundonte ‘dreqi i par excellence i mesjetës’. Fatkeqësisht, me shumë se shtatë shekuj, antivlerat në fjalë, janë prezente në edicione nga më të shëmtuarat se sa ato të kohës që përshkruante autori dhe si të tilla mund të identifikohen në formë të një Tragji-Komedie, që është shëndruar në ‘modus vivendi‘ dhe mënyrë e funkcionimt të njeriut tonë të servilizuar skajshmërisht. Të njëriut që e ka absurde, të braktisë, madje vetëm pak, apo fare pak lëkurën e veshur të dreqit të mallkuar, që të mundej të matej nga karakteri dhe logjika e njeriut të ndershëm, me veprimë të kontrlluara, madje nga një altruizëm modest, që fatkeqësisht, sot është politizuar dhe shëndruar në flashka kundërmuese, deri në pafundësi. Do të ishte madje, mrekulli sikur kjo të ndodhte, do ishte rreze drite në shpirtërat e panumërt në ‘greminën tonë të mizerjes dhe përuljes së skajshme’, atje ku në pashpresë presin agimin e muzgut ekstrem!

Dante në Komedinë e tij, thumbonte ashpër karakterin e njeriut të ligë, të pakontrolluar nga ndëshkimet pas vdekjes, dhe rrugen e tij nëpër ferr, purgator dhe parajsë, që sot, shtresave të caktuara të shoqërisë sonë, u shërben si mënyrë funksionimi për të realizuar atë që synojnë! Ilaçi për këtë shëmti, është gjetur; për disa ai është ‘falje e përgjërime’, në tempujt e perëndisë, që më pas të pasojnë ‘aktet të reja e të shëmtuara’ që imponon dreqi në bashkëpunim me vetë njeriun, ndersa, për disa të tjerë; konfort dhe beneficione, deri në delirium që imponon ‘luksi i materiales dhe i privilegjeve skajshmërisht të pista’, që në fakt janë bërë pjesë e jetës së tyre, të gjitha këto, mbi kurrizin e ‘Greminës së përuljeve’. Ndërsa për të tretët, impulse të ç’rregulluara të shpirtit në cvilitje, persiatje të dhimbshme për veten dhe për rrethin e komunitetin, që reflektojnë vlera të shëmtuara, që tani më nuk arrijmë t’i njohim – Ecje nëpër terrin e paragjykimeve që reflektojnë sytë e zgurdulluar, të errësirës nëpër të cilën kokëulur po kalojmë.

Pjesa me e madhe e njerëzve sot, ndjejnë në palcë vuajtjet dhe peshën që kjo rrugë në greminë dhe drejt saj,  po na trason, ndërsa një pjesë mjaft e vogël, ndjen kënaqësinë që e njëjta po ua ofron. Pjesës dërmuese nga ne, tanimë për dekada po u ripërsëritet ecja nëpër terr, e epokës komunizmit, që fatkeqësisht e njëjta, në një edicion mashtrues, atë të të demokracisë, është bërë rrugë e tmerrit dhe e humbjes së vlerave multidimensionele të kultit të njëriut të ndershëm. Aty është humbja e vlerave te fizikut ( kalimi nëpër makinerinë komplekse të Metamorfozës shpirtërore dhe religjioze ) por edhe asaj mentale të njeriut tonë, që me sytë nga horizonti, me dekada po pret ‘mirësinë dhe përmirësime’ që do ndodhin nga ‘pakica që hapëron guximshëm rrugën’ e bekuar të regjimit të ri! Të ndihmuar dhe lavdëruar nga palaçot dhe shërbetorët e tyre; fqinjë tanë, miq tanë, kolegë tanë, shumë madje, me shumë se shumë, shijojnë me ëndje vlerat dhe konfortin e tyre të demokracisë. Një greminë e thellë ngulfatëse, ndërmjet dy taboreve; atij të klasës që ‘light motive’ e ka sinqeritetin, integritetin dhe meritokracinë, dhe atyre që nga panteoni i famës, komandojnë ‘homo servilis-ët’ e tyre, të të gjitha klasave dhe ngjyrave, duke u dhënë urdhërat që vënë në funksionim “Thundrën e hekurt’ (The Iron Heel), të vitit 1908, ku Jack London, fotografonte oligarkinë dhe autokracinë amerikane të kohës, dhe tiraninë që ajo ushtronte mbi njeriun e ndershëm…

Sot syhapur, pjesa më e madhe e popullit në amulli milionngjyrëshe dhe në trans, po ec nëpër po atë  terr të përshkruar nga Jack London në ‘The Iron Heel’,  nëpër të cilin, për çudi hapëronte Dante. Përsëritje kjo, e sagës së poshtërimeve të skajshme.

Shkruan: Florim V. Ajdini

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button