fbpx

Sot eko-ativistët të do ta bllokojnë rrugën për në Drislla, protestojnë kundër ndotjes

Aktivistët ekologjik të mbledhur nëpërmjet iniciativës “Të bashkuar për ajër të pastër” të premten në periudhën prej 12:05 deri në periudhën 12:20 do ta bllokojnë hyrjen drejt rrugës së deponisë Drislla në Shkup, njofton Portalb.mk.

Nga “Të bashkuar për ajër të pastër” informojnë se bllokada, që udhëhiqet me moton “15 minuta për ajër të pastër” është protestë paralajmëruese me qëllim që të kthehet vëmendja e kompetentëve drejt problemit me ndotjen enorme të zonës së Shkupit, por edhe të dyshimeve se në deponinë Drislla në mënyrë të paligjshme digjen mbeturina që kanë ndikim në rritjen e grimcave të dëmshme të ajrit.

“Porosia deri te kompetentët thotë: i ndjekim veprimet tuaja dhe kërkojmë përgjigje në pyetjen se çfarë ndodh në Drislla dhe pse nuk ndërmerrni masa kundër ndotjes që vjen prej atje”, tha Marjan Nenov nga “Të bashkuar për ajër të pastër”.

Protesta paralajmëruese paralajmërohet disa ditë nëpërmjet rrjetet sociale dhe mediat, ndërkaq u publikua dhe një fotografi me tym të zy nga oxhaku i njërës prej furrave për djegie të mbeturinave medicinale e cila ndodhet në deponinë Drislla, në afërsi të fshatit Batincë të Shkupit.

Nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor, atëherë për “Meta”, informuan se tymi i zi që del nga oxhaqet e deponisë Drislla është për shkak të efektit të filtrit dhe se për është shkyçur derisa nuk bëhet ndërrimi i pjesës së dëmtuar.

Inspektorati vlerëson se grimcat nga oxhaku i furrës medicinale në Drislla, kur ajo është në funksion, vazhdimisht kontrollohen dhe janë në kornizë të së lejuarës. Në një pjesë të opinionit, megjithatë, tanimë gjatë kohë spekulohet se djegia e mbeturinave medicinale dhe të mbeturinave tjera në deponinë Drislla po zhvillohet jashtë standardeve ekonologjike dhe se në këtë mënyrë kjo deponi kontribuon për ndotjen enorme të ajrit.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close