Populli i Maqedonisë dhe Greqisë ngjasojnë për nga papunësia dhe varfëria

Me ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës në Kuvendin e Greqisë hapet kapitulli i ri i marrëdhënieve politike mes Maqedonisë dhe Greqisë, ndërkaq ende më e rëndësishme është që të krijohet bashkëpunim më i madh ekonomik mes dy vendeve, e cila deri më tani ka qenë i ngarkuar me papajtueshmëri rreth kontestit për emrin, shkruan “Meta“, transmeton Portalb.mk.

Parametrat kryesore ekonomike tregojnë se shteti ynë është xhuxh ekonomik në krahasim me Greqinë, por dhe se shqetësim i përbashkët i dy shteteve janë papunësia dhe shkalla e lartë e varfërisë.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, Bruto Prodhimi Vendor (BVP) për kokë banori në Greqi gjatë vitit 2017 ka qenë 18.613 dollarë amerikanë që është tre herë më e madh se ai i Maqedonisë i cili është 5.415 dollarë.

Sipas të dhënave të fundit statistikore shkalla e papunësisë në Greqi është 18.6%, ndërkaq në Maqedoni 20.8%, që i vendos të dy vendet në krye të listës së Evropës sipas përqindjes së personave të papunë.

Të dy shtetet janë edhe më të afërta sipas personave të varfër, të cilët në Greqi janë 20.2%, ndërkaq në Maqedoni 22.2% nga numri i përgjithshëm i popullatës.

Në Greqi paga mesatare është 1.166 euro, ndërkaq në Maqedoni 399. Megjithatë, të dhënat statistikore sipas sektorëve tregojnë se numri më i madh i punëtorëve të dy shteteve vetëm mund të ëndërrojnë për rogën mesatare. Shumica e punëtorëve te ne marrin 350 euro, ndërkaq në Greqi 800.

Përndryshe, përfitimet ekonomike nga ngrohje e marrëdhënieve mes dy vendeve kanë ardhur vetëm disa ditë pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës në Kuvendin e Greqisë. Kamatat e obligacioneve 10-vjeçare të Greqisë janë ulur për 1.5%, në 4.07%, që është niveli më i ulët nga shtatori i vitit të kaluar. Përmirësim ka pasur edhe te obligacionet e Maqedonisë. Rendimentet e obligacioneve të cilat arrijnë në vitin 2025 janë ulur në 2.51%, që është nivel më i ulët në krahasim me vitin e kaluar.

Lëvizja e këtillë në tregjet ndërkombëtare financiare do të thotë se investuesit shohin sinjale pozitive në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës që ka rezultuar me uljen e harxhimeve për hyrje në borxh të të dy vendeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button