Ministri Arbër Ademi, mori pjesë në inaugurimin e sallës sportive të Shkollës Fillore “Sabedin Bajrami”

Me këtë investim të MASH-it që kap  vlerën e rreth 39 milionë denarëve, shkolla bëhet për herë të parë me sallë sportive e cila, sikurse tha ministri do të ofrojë kushte moderne për realizimin e orëve mësimore në lëndën e kulturës fizike si dhe do të krijojë mundësi për shtimin e aktivitete sportive dhe rekreacionit.

“Sporti, përveç kontributit për shëndetin e mirë dhe zhvillimin e të rinjve, kontribuon edhe në shmangien e veseve që shkaktohen çdo ditë ndaj fëmijëve tanë. Një orë sport kontribuon për një jetë më të mirë sociale krahasuar me përdorimi një orë të celularëve smart”, theksoi ministri Ademi. Ai, shprehu bindjen se kjo sallë do të jetë në vëmendjen e të gjithë banorëve të Kamjanit, si dhe banorëve të fshatrave për rreth, duke nënvizuar se “ky investim do të përdoret në mënyrën më të mirë të mundshme dhe se do të rritet interesimi i banorëve të kësaj zone për më shumë për aktivitete sportive dhe shoqërim”.

Ministri i Arsimit, bëri gjithashtu të ditur se krahas sallës sportive në SHF “Sabedin Bajrami”, MASH investoi gati 6 milionë denarë për sanimin e dyshemeve të shkollës përmes Programit për rinovim dhe rikonstruktim të shkollave fillore dhe të mesme. Ndërkaq, salla sportive me 1.300 metra katrorë është e pajisur me të gjitha rekuizitat e nevojshme për disiplina të ndryshme, si: hendboll, basketboll, futboll, volejboll, pingpong dhe gjimnastikë.

“Fëmijët tanë, respektivisht e ardhmja jonë, meriton shumë më tepër, por nuk mund të ndryshojmë gjithçka brenda natës“, u shpreh ministri Ademi. Megjithatë, MASH përpiqet dhe realizon vazhdimisht investime me qëllim të përmirësimit të kushteve në të cilat mësojnë nxënësit e të gjitha komunave. Sepse, “jemi të vetëdijshëm se duhet të investojmë shumë më tepër, për t’i përafruar shkollat e Maqedonisë me shkollat e vendeve të zhvilluara dhe për këtë bëjmë përpjekjet maksimale”, tha Ademi, ministri i Arsimit dhe Shkencës.                                           

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button