Osmani ju drejtohet mediave dhe politikanëve për skandalin me pensionet: të mos shkruhen të pavërteta

Pas reagimit të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ndaj ministrit për Transparencë dhe Llogaridhënie, Robert Popovski dhe zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe për deklaratat e tyre të bëra ditëve paraprake për mediat në Maqedoni në lidhje me “skandalin me fondin pensional”, ky i fundit ka dërguar një deklaratë për mediat duke ju thënë atyre dhe politikanëve të opo se do të kenë punë me drejtësinë nëse thuhen të pavërteta, transmeton Portalb.mk.

Letra e plotë:

“Mbrojtja e hapësirave publike dhe liria e informimit publik, është obligimi ynë jo vetëm si politikan që qëndrim kryesor kemi Maqedoninë Evropiane, por edhe personalisht si njerëz sistemi i vlerave të të cilëve është i ndërtuar në bazë të rregullave dhe normave perëndimore.

Por, mbrojtja e hapësirave publike nuk mund të sigurohet përmes mbrojtjes së spekulimeve dhe manipulimeve të qëllimshme, përmes mbrojtjes së gënjeshtrës dhe lajmeve të rreme, përmes mbrojtjes së atyre, qëllimi i të cilëve është diskriminimi i padrejtë, shkaktimi i dëmit të pabazë etj.

Mediat kanë të drejtë të raportojnë dhe të dyshojnë, dhe kjo asnjëherë nuk ka paraqitur problem,  as artikujt e tillë nuk i konsiderojmë si qëllimkëqij, dhe mu për këtë arsye, pjesa më e madhe e mediave nuk kanë nevojë as të kërkojnë falje, e as që synojmë të dorëzojmë padi. Nëse deklaratën time, të dhënë si zëdhënës i partisë BDI, disa nga mediat e kanë konsideruar si kërcënim, më lejoni që publikisht të kërkoj falje dhe t’i vë për detyrë vetes që në deklaratat e mija të ardhshme të jem më i saktë.

Por, ekzistojnë politikan, përfaqësues të partive të vogla, që shprehën akuzë të drejtpërdrejtë për krime dhe vjedhje, duke mos pas as bazën më të vogël për dyshim, për një akuzë të këtillë. Kjo është e papranueshme, dhe prandaj apeloj ta kuptojnë gabimin, të pranojnë se kanë gabuar apo kanë shpejtuar, gjest që menjëherë do ta pranojmë dhe do ta  përshëndesim. Në të kundërtën, me të vërtet do të detyrohemi të ngremë akuzë për të pavërtetat tendencioze.

Mesazh të njëjtë dua t’ju dërgoj edhe mediave dhe portaleve – përfaqësuesve të njohur të lajmeve të rreme, që nuk lëshuan rastin ta skandalizojnë këtë rast, që edhe ata të përhapin akuza të drejtpërdrejta, gënjeshtra të qëllimshme dhe të krijojnë lajme plotësisht të rreme pa asnjë bazë. Qëllimi ynë është që ta mbrojmë hapësirën publike, duke u lënë hapësirë t’i demantojnë të pavërtetat, të kërkojnë falje, në të kundërtën disa nga mediat gjithashtu do të duhet akuzat e tyre ti dëshmojnë në gjyq.”

Ndryshe, nëntëmbëdhjetë milionë euro shteti do të duhet t’ua kthejë më shumë se 12.000 personave të siguruar, paratë për sigurim pensional të të cilëve, në 10 vitet e fundit nuk janë paguar në shtyllën e dytë pensionale, shtyllë që është e obligueshme dhe në të cilin personat e siguruar kanë llogari individuale te shoqëritë e sigurimit pensional. Paratë e personave të siguruar kishin mbetur në shtyllën e parë shtetërore, nga i cili financohet pagesa e pensioneve për pensionistët aktual, njoftoi ministrja Mila Carovska në konferencën për media në të cilën e zbardhi skandalin.

LEXO: Arsovski: Kush duhet ta bart përgjegjësinë për skandalin e Fondit Pensional dhe Invalidor, Carovska ose Zeneli?
LEXO: Artan Grubi: Carovska është më përgjegjëse për skandalin me pensionet
LEXO: SHGM-ja reagoi ndaj funksionarëve Osmani dhe Popovski: Të përmbahen nga kërcënimet ndaj mediave

LEXO: Skandali me pensionet, ministrja Carovska: Janë kompensuar kontributet për 4.926 të siguruar
LEXO: Sela: Nuk na u dha ta menaxhojmë që BDI-ja ta fshehë krimin
LEXO: MPPS do të dorëzojë padi penale për një “kryerës të panjohur”
LEXO: Skandal në Maqedoni: 12 mijë pensionistëve me vite s’u janë transferuar kontributet në shtyllën e dytë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button