Janë arrestuar shtatë të dyshuar për incidentin në Shuto Orizare

Shtatë persona janë arrestuar për sulmin ndaj dy policëve në vendbanimin e Shkupit, Shuto Orizare në orët e mbrëmjes të hënën, theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasoski.

Pritet që gjatë ditës së sotme policia ta vazhdojë hetimin që t’i sigurojë të dyshuarit tjerë për këtë rast.

Dy nga tre personat e rrahur janë policë nga stacioni policor Çair, të cilët ishin të veshur me veshje civile. Njëri nga ata është në gjendje serioze shëndetësore.

Banorët lokalë kanë menduar se policët kanë dashur të kidnapojnë fëmijë dhe për atë shkak i kanë rrahur.

LEXO: Janë sulmuar dy policë në Shuto Orizare

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button