Arsovski: Kush duhet ta bart përgjegjësinë për skandalin e Fondit Pensional dhe Invalidor, Carovska ose Zeneli?

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski në konferencë për media pyeti se kush duhet ta bart përgjegjësinë për skandalin me Fondin për Sigurimin Pensional dhe Invalidor? Ministrja Mila Carovska ose drejtori Shaip Zeneli?

“LSDM që ta fsheh dështimin e saj në pjesën e pensioneve, gjegjësisht që ta fsheh uljen e pensioneve në periudhën e kaluar, zbardhi skandal ku në fakt janë vetë fajtorë së bashku me BDI-së dhe koalicionin. Kush do të bartë përgjegjësi për skandalin e rëndë dhjetëra milionë euro?

A do të jep dorëheqje Mila Carovska ose drejtori Shaip Zeneli? Ose, sipas nesh, më mirë është që të dy të japin dorëheqje, ndërsa prokuroria Publike të hapë rast dhe t’i dëgjojë edhe drejtorin aktual të Fondit edhe ministren e LSDM-së, Mila Carovska.

A është përpjekur Carovska t’i gënjejë pensionistët për dështimin e saj si ministre dhe fajin ta hedh te koalicioni partner i qeverisë së BDI-së dhe te drejtori i tyre të vendosur Shaip Zeneli?

Ky është skandal i madh për të cilin përgjegjëse është qeveria. Pyetja kryesore është se a ka mashtrim dhe kush e ka kryer me paratë nga Fondi Pensional?

Ky mashtrim duhet të përfundojë dhe dikush nga organet kompetente duhet të bartë përgjegjësi. Ose Carovska ose drejtori Zeneli.

Dhe për shkak të gjitha këtyre aferave dhe krimeve të pushtetit, duhet të ketë zgjedhje parlamentare në të cilat kjo qeveri kriminele përfundimisht do të bie”, tha Arsovski.

Ndryshe, nëntëmbëdhjetë milionë euro shteti do të duhet t’ua kthejë më shumë se 12.000 personave të siguruar, paratë për sigurim pensional të të cilëve, në 10 vitet e fundit nuk janë paguar në shtyllën e dytë pensionale, shtyllë që është e obligueshme dhe në të cilin personat e siguruar kanë llogari individuale te shoqëritë e sigurimit pensional. Paratë e personave të siguruar kishin mbetur në shtyllën e parë shtetërore, nga i cili financohet pagesa e pensioneve për pensionistët aktual, njoftoi ministrja Mila Carovska në konferencën për media në të cilën e zbardhi skandalin.

LEXO: Artan Grubi: Carovska është më përgjegjëse për skandalin me pensionet
LEXO: SHGM-ja reagoi ndaj funksionarëve Osmani dhe Popovski: Të përmbahen nga kërcënimet ndaj mediave

LEXO: Skandali me pensionet, ministrja Carovska: Janë kompensuar kontributet për 4.926 të siguruar
LEXO: Sela: Nuk na u dha ta menaxhojmë që BDI-ja ta fshehë krimin
LEXO: MPPS do të dorëzojë padi penale për një “kryerës të panjohur”
LEXO: Skandal në Maqedoni: 12 mijë pensionistëve me vite s’u janë transferuar kontributet në shtyllën e dytë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button