Artan Grubi: Carovska është më përgjegjëse për skandalin me pensionet

Deputeti dhe sekretari organizator i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Artan Grubi e theksoi ministren Mila Carovska si më përgjegjëse për skandalin e fundit për keqpërdorimin e 19 milionë eurove nga Fondi i Sigurimit Pensional, transmeton Portalb.mk.

Ai në emisionin “200” të Alsat M tha se Carovska tashmë dy vite udhëheq me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe nëse janë bërë transferime të gabuara në Fondin Pensional, ata janë bërë edhe në kohën e saj dhe për këtë shkak kjo përgjegjësi së pari duhet të kërkohet nga ajo pastaj te tjerët.

“Ministrja është qe dy vite në atë funksion dhe nëse janë bërë këto transferime të gabuara, ata janë bërë edhe në kohën e saj sepse transferimet bëhen nga Ministria e cila i udhëheq. Do të thotë, përgjegjësia duhet që së pari të kërkohet te ajo, pastaj te të tjerët. Dua të them, nëse ka dëshmi ajo duhet të drejtohet në Prokurori dhe në organet kompetente dhe jo në konferencë për media”, tha Grubi.

Grubi theksoi se në këtë rast nuk bëhet fjalë për keqpërdorimin e parave, por bëhet fjalë për gabim sistematik, paratë në vend të shtyllës së dytë, me gabim janë transferuar në të parën.

Sipas tij, deklarata e Carovskës është e tepruar.

Nga ana tjetër, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) sot ka reaguar ndaj zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministrit për Transparencë dhe Llogaridhënie, Robert Popovski për deklaratat e tyre të bëra ditëve paraprake për mediat në Maqedoni. Funksionarët duhet të përmbahen nga kërcënimet ndaj mediave, sepse mënyra e tillë e komunikimit nuk mund të ndikojë në profesionalizimin e tyre, thonë nga SHGM-ja dhe të.

Ndryshe, nëntëmbëdhjetë milionë euro shteti do të duhet t’ua kthejë më shumë se 12.000 personave të siguruar, paratë për sigurim pensional të të cilëve, në 10 vitet e fundit nuk janë paguar në shtyllën e dytë pensionale, shtyllë që është e obligueshme dhe në të cilin personat e siguruar kanë llogari individuale te shoqëritë e sigurimit pensional. Paratë e personave të siguruar kishin mbetur në shtyllën e parë shtetërore, nga i cili financohet pagesa e pensioneve për pensionistët aktual, njoftoi ministrja Mila Carovska në konferencën për media në të cilën e zbardhi skandalin.

LEXO: SHGM-ja reagoi ndaj funksionarëve Osmani dhe Popovski: Të përmbahen nga kërcënimet ndaj mediave
LEXO: Skandali me pensionet, ministrja Carovska: Janë kompensuar kontributet për 4.926 të siguruar
LEXO: Sela: Nuk na u dha ta menaxhojmë që BDI-ja ta fshehë krimin
LEXO: MPPS do të dorëzojë padi penale për një “kryerës të panjohur”
LEXO: Skandal në Maqedoni: 12 mijë pensionistëve me vite s’u janë transferuar kontributet në shtyllën e dytë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button