fbpx

Maqedoni, 62 shkolla të mesme kanë borxh 7 milionë euro, Tetova e para (INFOGRAFIK)

Kjo është më shumë se gjysma e buxhetit për arsim të mesëm, i planifikuar për vitin 2018, që ka qenë rreth 12 milionë euro. Rreth 60 shkolla të mesme nga tërë Maqedonia kanë borxh pothuaj 7 milionë euro për shpenzime të rregullta dhe për transport të nxënësve, shkruan “Fakulteti“, transmeton Portalb.mk.

Kjo është më tepër se gjysma e buxhetit për arsim të mesëm, i planifikuar për vitin 2018, që ka qenë rreth 12 milionë euro.

Shumën e përgjithshme të borxhit të shkollave e kemi nxjerrë pasi i kemi mbledhur të gjitha borxhet që shkollat e mesme i kanë paraqitur në Ministrinë e Financave. Ajo shumë është 426.173.803 denarë, ose pothuaj 7 milionë euro. Më së shumti borxh ka shkolla e mesme e mjekësisë në Tetovë – “Nikolla Shtejn” – 127.062.049 denarë.

Në tetor është miratuar Ligji për mbështetje financiare të komunave për pagesë të borxheve të mbetura. Në fund të 30 shtatorit të vitit të kaluar sistemi elektronik për evidencë, i Ministrisë së financave, ka shënuar detyrime të vjetra të paraqitura të maturuara, kurse të papaguara në shumë prej 18.817 miliardë denarë.

Nëse shihet lista e institucioneve shtetërore  që kanë paraqitur borxhe në Ministrinë e Financave, mund të konstatohet se shkollat e mesme dhe fillore, kanë akumuluar borxh prej disa milionë euro, që duhet të mbulohet me mjete prej Rebalancit të Buxhetit të vitit 2018.

“Borxhet që ekzistojnë jo vetëm në komuna, por edhe në njësi, shfrytëzues, që janë themeluara nga komunat, siç janë shkollat, kopshtet për fëmijë dhe institucione tjera që kanë gjendje të trashëguar me vite ashtu që nuk mundëson zhvillim”, deklaroi ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu në konferencë për shtyp.

Drejtorë të shkollave të mesme deklaruan se borxhet janë akumuluar disa vite për shkak se nuk i kanë pranuar mjetet e bllok-dotacioneve që ua ndajnë komunat nëpërmjet Ministrisë për arsim dhe shkencë.

Ministri i Financave Dragan Tevdovski para disa muajsh theksoi se përveç zgjidhjes së problemit me borxhet e komunave, Qeveria do të vendos mekanizëm për të parandaluar akumulimin e borxheve në të ardhmen. Propozohen ndryshime në Ligjin për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale duke vendosur rregull fiskal për planifikimin e të ardhurave vetanake të buxhetit themelor të njësive të vetëqeverisjes lokale.

Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror për Statistikë, në vend ka 131 shkolla të mesme, kurse borxhe në MF kanë paraqitura 62. Tani radhën e kanë komunat, të cilat duhet të bëjnë procesverbale dhe marrëveshje me kreditorët, të cilët pastaj duhet t’i parashtrojnë në Ministrinë e financave, kurse ministria do të miratojë mjetet për të paguar detyrimet e maturuara.

Kjo është listën e plotë me shkollat që kanë paraqitur borxh mund ta shihni më poshtë:

SHKOLLA BORXHI NË DENARË
“NIKOLLA SHTEJN”- TETOVË 127.062.049
“MOSHA PIJADE” – TETOVË 67.829.861
“KIRILL PEJÇINOVIQ” – TETOVË 22.833.290
“GJOCE STOJÇESKI” – TETOVË 21.438.003
“GJIMNAZI I DYTË 7 MARSI” – TETOVË 725.781
“8 MARSI” – TETOVË 712.772
“TODOR SKALLOVSKI-TETOEC” – TETOVË 1.252.417
“TAKI DASKALLO”- MANASTIR 49.206.032
“D-R JOVAN KALLAUZI”- MANASTIR 32.432.783
“GJORGJI NAUMOV”- MANASTIR 4.378.131
“JOSIP BROZ TITO”- MANASTIR 1.904.400
“JANE SANDANSKI”- MANASTIR 1.192.729
“KUZMAN SHAPKAREV”- MANASTIR 1.134.087
“BRAQA MILADINOVCI”- SHKUP 2.765.056
SUGS “LLAZAR TANEV”- SHKUP 1.176.853
“8 SHTATORI”- SHKUP 300.352
“ORCE NIKOLLOV”- SHKUP 337.496
“VLLADO TASEVSKI”- SHKUP 275.644
“ZDRAVKO CVETKOVSKI”- SHKUP 193.632
“SARAJ”- SHKUP 106.081
“ILIJA NIKOLLOVSKI”- SHKUP 187.713
“SHAIP JUSUF”- SHKUP 105.952
“VASILL ANTEVSKI-DREN”, SHKUP 58.262
“CVETAN DIMOV”, SHKUP 53.294
“AKADEMIJA E SPORTIT”- SHKUP 50.561
“ARSENI JOVKOV”- SHKUP 49.396
“ZEF LUSH MARKU”- SHKUP 24.905
“KOÇO RACIN” – VELES 5.362.299
“DIMITRIJA ÇUPOVSKI” – VELES 650.851
“KUZMAN JOSIFOVSKI PITU” – PRILEP 2.241.792
“MIRÇE ACEV” – PRILEP 307.117
“ORDE ÇOPELLA” – PRILEP 195.599
“RISTE RISTESKI” – PRILEP 281.526
“GJORÇE PETROV” – PRILEP 106.048
“GOCE DELLÇEV” – KUMANOVË 1.449.167
“PERO NAKOV” – KUMANOVË 445.688
“SAMI FRASHËRI” – KUMANOVË 289.973
“KIRO BURNAZ” – KUMANOVË 2.326.388
“DIMITAR MIRASÇIEV” – SHTIP 290.881
“JANE SANDANSKI” – SHTIP 270.496
“SLLAVÇO STOJMENSKI” – SHTIP 212.918
“KOLE NEHTENIN” – SHTIP 3.937.740
“GJORÇE PETROV” – KAVADARCI 136.274
“DOBRI DASKALLOV” – KAVADARCI 79.561
“NIKO NESTOR” – STRUGË 549.973
“D-R IBRAHIM TEMO” – STRUGË 94.795
“LJUPÇO SANTOV” – KOÇANI 117.302
“GOSHO VIKENTIEV” – KOÇANI 16.779.343
“DIMITAR VLLAHOV” – STRUMICË 2.015.300
“VANÇO PËRKE” – VINICË 1.499.818
“MITKO PENXHUKLISKI” – KRATOVË 229.315
“GOCE DELLÇEV” – VALLANDOVË 101.778
“MIRKO MILESKI” – KËRÇOVË 7.292.571
“KOSTA SUSINOV” – RADOVISH 46.221
“KOÇO RACIN” – SHËN NIKOLE 10.519.653
“GOSTIVAR” – GOSTIVAR 10.352.511
“CAR SAMOILL” – RESNJË 10.296.816
“SHËN CIRILI DHE METODIJ” – NEGOTINË 7.125.332
“SHËN NAUM OHRIDSKI” – M. BROD 1.350.266
SHKOLLA E MESME KOMUNALE “BOGDANCI” 823.995
“KËRSTE PETKOV MISIRKOV” – DEMIR HISAR 594.069
“METODI MITEVSKI – BRICO” – DELLÇEVË 12.860
GJITHSEJ 426.173.803

 

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close