Raportim jo i vërtetë për ligj të ri gjerman për vizat

Burimi: KriThink

Një artikull që shkakton huti dhe që e dezinformon publikun dhe lexuesve u jep një pasqyrë të gabuar se është ndryshuar procedura për ata që duan të largohen nga Maqedonia dhe të punojnë në Gjermani.

Mediat që e publikuan këtë teksti, si burim e kanë pasur gjoja një ligj të ri gjerman, i cili hyn në fuqi në fillim të vitit. Mediat thonë se sipaskëtij ligji, i cili në fakt nuk ekziston, punëtorët e kualifikuar do të mund të qëndrojnë në Gjermani për gjashtë muaj pa vizë.

Lajmi i plotë

Linku deri te artikulli origjinal: Lajm i mirë për ata që duan të punojnë në Gjermani – edhe pa vizë mund të kërkohet punë 6 muaj

Data dhe koha e publikimit: 3.1.2019

Data e recensionit: 8.1.2019

Recenzues: Simona Atanasova

Ky lajm nuk është i saktë. Në artikulli nuk ka as gjurmë e as nishan nga ligji. Nuk ka citime të sakta të tij, nuk ka burim prej ku është marrë ligji, link që çon në të, e as që ka deklaratë nga ndonjë person zyrtar, i cili do të mund ta konfirmonte vërtetësinë e informacionit.

Nëse personi që e ka plasuar informacionin do të kishte bërë pak përpjekje për ta verifikuar saktësinë e tij, atëherë do të vinte në përfundim se ai ishte i pasaktë. Kjo më së lehti ka mundur të verifikohet duke e kontaktuar Ambasadën gjermane në Shkup, nga e cila po atë dolën me demant.

Informacionet për një ligj të ri, i cili duhet të hyjë në fuqi më 1 janar 2019, dhe i cili do t’u lejonte qytetarëve të vendeve jo-anëtare të BE-së të qëndrojnë  në Gjermani deri në 6 muaj, pa kontratë pune dhe pa leje pune, janë të pasakta. Ju lutemi të informoheni në ueb-faqen e Ambasadës gjermane në lidhje me parakushtet dhe afatet e pritjes për dhënien e vizave për punë.

Ueb-faqja e publikoi demanti e Ambasadës gjermane, por pa e theksuar se edhe ai vetë bënte pjesë në mediat që e publikuan këtë raport të rremë. Natyrisht, për publikimin e një lajmi të këtillë tendencioz, media duhet të marrë përgjegjësi dhe, mbi të gjitha, t’u kërkojë falje lexuesve të saj. Me raportimet e pasakta, lexuesit manipulohen dhe u jepet shpresë e rreme atyre që duan të largohen për në Gjermani, e nuk kanë vizë.

Në një kohë kur shumë qytetarë e shohin të ardhmen jashtë Maqedonisë, dezinformatat e këtilla mund të shkaktojë konfuzion dhe kaos. Me këtë tekst shkilen disa rregulla profesionale gazetareske, por edhe etike.

Kodi gazetaresk që në nenin e parë thotë se “gazetari duhet të publikojë informacione të sakta, të verifikuara …“, duke shtuar në fund të nenit se “saktësia e informacionit duhet të verifikohet sa më shumë që të jetë e mundur”. Këtu, kjo, padyshim, nuk është bërë. Gjithashtu mungon emri i saktë i ligjit. Ky lajm është problematik edhe kur bëhet fjalë për burimin e tij, gjegjësisht prej rrjedh. Për këtë, në lajm nuk është thënë asgjë. Neni 4 i Kodit thotë se “gazetari do ta theksojë burimin e informacionit…“. Në rastin konkret, duke pasur parasysh faktin se pohohet se bëhet fjalë për ligj tashmë të miratuar, e me këtë edhe të botuar, pa dyshim, është dashur të theksohet se për cilin ligj bëhet fjalë, kur është miratuar, dhe eventualisht, me iniciativën e kujt. Por, një gjë e tillë mungon në këtë lajm.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button