Macron: Nuk ka negociata të reja për marrëveshjen e Brexit-it

 Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka deklaruar se nuk do të ketë negociata të reja për marrëveshjen mbi Brexit-in, raporton Anadolu Agency (AA).

Në adresimin e tij në samitin e vendeve jugore të Bashkimit Evropian (Med7) në Qipro, Macron tha se marrëveshja ekzistuese mbi Brexit është marrëveshja më e mirë e mundshme.

Kryeministrja britanike, Theresa May, më parë porositi Brukselin se dëshiron negociata të reja për marrëveshjen e Brexit-it.

Rikujtojmë se deputetët britanikë miratuan amendamente me të cilat refuzojnë mundësinë që Britania e Madhe të dalë nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button