E vërteta para-regjistruese

Regjistrimi real i popullsisë dhe amvisërive në Republikën e Maqedonisë varet nga definicioni për popullsinë e tërësishme por që është edhe më e rëndësishme, nga respektimi i saj i plotë. Rastësisht apo jo, ky definicion mungon në përmbajtjen e Propozim Ligjit për regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave në vitin 2020, por mungojnë edhe të dhëna tjera të nevojshme të cilat duhet ti përmbajë legjislacioni për regjistrimin.

Sfida kyç demografike para së cilës gjendet Republika e Maqedonisë është të kuptohet realisht se sa jemi dhe cilët jemi. Eksperiencat e deritanishme udhëzojnë në atë se në regjistrimin vijues duhet ti kushtohet rëndësi maksimale e mundshme nga të gjithë faktorët relevantë, e para së gjithash nga Enti shtetëror për statistika (ESHS), të respektohen standardet ndërkombëtare dhe specifikat nacionale, si dhe të shmangen ndërhyrjet politike në cilën do fazë të aktiviteteve regjistruese. Regjistrimi i ardhshëm duhet pa dyshim të zbatohet në mënyrën më profesionale të mundur për tu siguruar cilësi e lartë i të dhënave që do të burojnë nga ai dhe besimi i plotë në të dhënat e regjistrimit.

Ballafaqime para-regjistruese

Fillimi i aktiviteteve të rëndësishme të regjistrimit  dhe informacionet e ndara deri më tani nga institucioni kompetent për metodologjinë e planifikuar të regjistrimit duhet të jenë sfidë e mjaftueshme për animimin intensiv të opinionit profesional, si dhe të popullatës në përgjithësi. Përgatitjet për regjistrimin patjetër duhet të bëhen në kohë, të jenë cilësore dhe tërësisht transparente në raport me  metodologjinë regjistruese e cila do të zbatohet për regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë ne vitin 2020. Metodologjia e regjistrimit duhet ti ndjekë Rekomandimet e OKB-së për regjistrimet e popullsisë dhe të banimit rreth vitit 2020 (Conference of European Statisticians Recommendations for the 2020 Censuses of Population and Housing) dhe Rregullativat e UE-së për regjistrimet e popullsisë dhe të banesave por edhe ti respektojë specifikat, eksperiencat dhe nevojat nacionale.

Qëllimi kryesor i rekomandimeve dhe regullativave ndërkombëtare është të sigurojnë:

– udhëzim dhe ndihmë për vendet gjatë planifikimit dhe realizimit të regjistrimeve të tyre dhe
– lehtësim dhe përmirësim të shkallës së krahasimit së rezultateve të regjistrimit përmes identifikimit të setit të temave obligative të regjistrimit dhe harmonizimit të koncepteve, definicioneve dhe klasifikimeve.

Sipas rekomandimeve ndërkombëtare, temat e regjistrimit janë të dizajnuara si të obligueshme apo jo te obligueshme, bërë në sajë të rëndësisë relative dhe vlefshmërisë për përfshirjen e tyre në përmbajtjen regjistruese. Temat e obligueshme tradicionalisht trajtohen si thelbësore për sigurimin e informacioneve kyç për popullsinë dhe vendbanimet, e të cilat janë në pajtim me pjesën më të madhe të nevojave nacionale. Temat e pa obligueshme janë më pak vitale dhe prandaj janë opsionale. Prapëseprapë, në vende të caktuara për shkak të rrethanave të veçanta dhe të kërkesave ato kanë rëndësi të njëjtë si ato të obligueshme. Në grupin e temave të obligueshme janë: lokacioni i vendit të jetesës së zakonshme, gjinia, mosha, statusi ligjor martesor, de fakto statusi martesor, statusi i fuqisë punëtore, profesioni, dega e veprimtarisë fkonomike për njer[zit e punësuar, lokacioni i vendit të punës, niveli i arsimit, shteti i lindjes, qëndrimi jashtë vendit dhe viti i ardhjes në vendin, vendi paraprak i vendit të zakonshëm të jetës, data e arritjes në vendin e tanishëm e të tjera. Në grupin e temave tlë pa tema janë: lokacioni i shkollës, lloji i vendit të punës, të ardhura të amvisërisë, shkalla e shkrim-leximit, shtetësia e përfituar, vendi i vendit paraprak të jetës, kohëzgjatja e tërësishme e qëndrimit në vend, vendi i zakoshëm i të jetuarit pesë vite para regjistrimit, karakteristikat etno-kulturore (përkatësia etnike, religjioni dhe gjuha) e të tjera.

Gjatë miratimit të vendimit se cilat tema të regjistrimit do të zgjedhen kritere të rëndësishme janë: nevojat nacionale, shkalla e disponimit me të dhënat e nevojshme nga burime te tjera, sigurimi i shkallës së krahasimit së të dhënave, metodat e regjistrimit, e posaçërisht gjendjet dhe specifikat nacionale.

Burim: pexels.com

A përgatitet numërimi real i asaj se sa jemi dhe cilët jemi?

Që nga vetë fillimi i shpërndarjes se informatave për vazhdën e përgatitjeve të regjistrimit, jemi të ballafaquar me një varg mungesa si paraqitja selektive, jo e plotë dhe transparente në mënyrë të pamjaftueshme e përmbajtjes së regjistrimit, si dhe e mënyrës së zbatimit të tij.  Gjendjet e këtilla një vit para regjistrimit te paralajmëruar në vitin 2020 duhet ta tërheqin vëmendjen e opinionit më të gjerë.

Duket se, aspak rastësisht, animimi i opinionit filloi me informimin se vendimi kyç për cilësinë e regjistrimit vijues do të jetë mënjanimi i temave të regjistrimit të cilat kanë të bëjnë me etno-karakteristikat e popullatës e cila do të regjistrohet. Në të njëjtën kohë me atë u theksua argumenti i parë kinse „i fuqishëm“ për vendimin e tillë: të dhënat për përkatësinë etnike dhe fetare të popullatës në Republikën e Maqedonisë nuk kanë pasur vlerë përdoruese. Këtë argument menjëherë e demanton vetë përmbajtja e Programit për hulumtime statistikore për periudhën 2018-2022 e publikuar nga Enti shtetëror për statistika (ESHS), ndërsa sipas së cilës në 36 hulumtime statistikore mblidhet e dhëna për përkatësinë etnike të personave të cilët janë subjekt i hulumtimit statistikor.

Argumenti i dytë „më i fortë“ ishte se ky grup i pyetjeve të regjistrimit ka qenë arsye për paraqitje të problemeve gjatë zbatimit të regjistrimeve të deritanishme, dhe madje edhe për dështimin e tyre, si dhe ajo se suksesi i regjistrimit të ardhshëm varet mu nga përjashtimi i pyetjes për përkatësinë etnike të popullatës. Këtë argument e demantojnë eksperiencat e deritanishme me regjistrimet në Republikën e Maqedonisë. Në asnjë regjistrim të organizuar deri më tani nuk ka paraqitur kurrfarë   problemi e aq me pak temë e debateve serioze pyetja e regjistrimit që ka të bëjë me përkatësinë etnike.

Sfida më e rëndë do të kishte qenë definimi i kategorisë popullsia e tërësishme sipas vendit të zakonshëm të të jetuarit,  respektivisht përcaktimi se cilat persona gjithsej do të regjistrohen,  ndërsa cilët prej tyre sipas kritereve të definuara saktësisht do të jenë pjesë e popullatës se tërësishme të vendit e cila në vitet vijuese post-regjistruese do të analizohen sipas karakteristikave demografike, arsimore, ekonomike, etno-kulturore dhe tjera të ngjashme. Regjistrimi i fundit ishte i pasuksesshëm mu për shkak te mosrespektimit te kritereve te përcaktuara saktësisht për regjistrimin e personave dhe shënimin e të dhënave të pasakta për një pjesë prej tyre, me intencë që të paraqiten si pjesë e popullatës së tërësishme të Republikës së Maqedonisë të cilët me vite jetojnë dhe punojnë në vende të tjera.

Kriteri „vendi i zakonshëm i banimit“ gjatë përcaktimit të popullsisë së tërësishme duket se është pjesa me kritike dhe më e ndjeshme e metodologjisë si dhe zbatimi i saj praktik në Republikën e Maqedonisë, sepse në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikon në rezultatet e regjistrimit të popullsisë së gjithëmbarshme të vendit. Thjeshtë, ky koncept do të thotë se çdo person mund te ketë vetëm një vendbanim si vend të zakonshëm të banimit, ndërsa me këtë duhet të jetë i regjistruar një herë (dhe vetëm një herë). Mbi intensitetin e rezistencës ndaj zbatimit të plotë të këtij koncepti në Republikën e Maqedonisë ndikojnë fuqishëm disa faktorë: rezultatet mund të shkaktojnë lëvizje të dukshme në strukturën e popullatës (të pritura dhe të papritura), si dhe ndryshime te të gjithë indikatorët kryesorë të statusit demografik dhe socio-ekonomik të personave të cilët jetojnë në Republikën e Maqedonisë dhe të cilët nuk mungojnë nga vendi për një periudhë me të gjatë se një vit.

Për fatv të keq ky element mungon në përmbajtjen e Propozim Ligjit për regjistrim të popullatës, amvisërive dhe banesave në vitin 2020,  por mungojnë edhe të të dhëna të tjera të nevojshme të cilaz duhet ti përmbajë legjislativi regjistrues: theksuimi i dokumenteve të cilat personat e regjistruar duhet ti posedojnë, temat e regjistrimit që do të merren nga burime administrative, temat e regjistrimit që do të gru,bullohen në terrem, momenti kritik në të cilin do të kenë të bëjnë të dhënat administrative, instrumenti për kontroll të cilësisë dhe përfshirja e regjistrimit dhe të tjera

Mundësiae paralajmëruar që shtetasit e Republikës së maqedonisë që janë për punë të përkohshme ose për qëndrim në botën e jashtme që të vetë-regjhistrohen në mënyrë elektronike i thellon paqartësitë dhe e rrit mos-besimin ndaj të dhënave të regjistrimit, për shkak të mungesës së definimit të qartë të kohëzgjatjes së mungesës së tyre dhe temat e regjistrimit të cilat do jenë nlë lidhje me ato.

Kyçje e alarmit

Për të mund në mënyrë efektive të realizohet regjistrimi nga 1 deri më 21 prill të vitit 2020, në fillim të  vitit 2019 duhet të finalizohen dhe të jenë të qasshme publikisht: rregullativa ligjore, përmbajtja e plotë e regjistrimit dhe nga ajo përmbajtje do të merren koleksionet administrative të të dhënave, pyetësorët elektroniik të regjistrimit dhe përmbajtja e tyre përkatësisht aplikacionet për regjistrim   të përgatitura në 7 gjuhë, si materialet metodologjike për regjistrimin provues, si dhe instrumentet e regjistrimit për kontroll të cilësisë dhe përfshirjen e materialit të regjistrimit. Por, më me rëndësi nga të gjitha është se duhet të identifikohen të gjitha rreziqet e mundshme nga metoda e paralajmëruar e kombinuar e regjistrimit dhe grumbullimi elektronik i të dhënave. Rreziku më i lartë, krahas mungesës së saktë të definicionit për popullatën e përgjithshme, duket se e sjell metoda e paralajmëruar e grumbullimit të të dhënave të regjistrimit. Sipas rekomandimeve ndërkombëtare, secili vendim për ndryshimin e metodës së regjistrimit duhet të mbështetet në rreziqet të identifikuara saktësisht dhe ndikimi i tyre i mundshëm ndaj rezultateve të regjistrimit. Ky rrezik është posaçërisht i theksuar duke e pasur parasysh se deri më tani ESHS për asnjë hulumtim statistikor të amvisërive nuk e ka përdorur këtë metodë. Në të njëjtën kohë, është paralajmëruar mbledhja elektronike e të dhënave në më shumë gjuhë duke mos u precizuar se si do të realizohet kjo në praktikë, duke i marrë parasysh komplikimet që kanë të bëjnë me multi-kulturalitetin në nivel lokal.

Për tu relizuar regjistrimit elektronik në terren duhet të testohen edhe shumë aspekte teknike, para së gjithash të mbrojtjes së materialit të regjistrimit. Për tu realizuar metoda e  kombinuar është i rëndësishëm informimi transparent i opinionit për përmbajtjen dhe llojin e të dhënave që do të merren nga koleksionet administrative të të dhënave edhe ato të grumbulluar në terren. Opinioni duhet të të jetë plotësisht i njoftuar me masën, cilësinë, llojin dhe burimin e saktë të të dhënave të cilat do të jenë të shënuara në mënyrë administrative dhe të kombinuara me të dhënat që do të grumbullohen nga regjistrimi i drejtpërdrejtë elektronik. Mirëpo, në kushte të mos-ekzistimit të definicionit për popullatën e përgjithshme në rregullativën ligjore paraqitet rreziku që të mos dihet për cilat persona  do të seleksioniohen të dhënat administrative.

Regjistrimi i parashikuar provues duhet të ndodhë së shpejti, nëse respektohet dinamika e zakonshme e aktiviteteve të regjistrimit dhe në qoftë se institucioni kompetent është i përgatitur për këtë. Para se të realizohet regjistrimi provues, ESHS duhet ta publikojë përmbajtjen e planifikuar të regjistrimit në internet faqen e tij, me çka do të mundësohet që opinioni të njoftohet me metodologjinë, përfshirjen dhe standardet të cilat janë respektuar gjatë përgatitjes së këtij aktiviteti regjistrues të shumëpritur dhe më masovik deri më tani. Vetëm në atë mënyrë mund të arrihet rritje e besimit të popullsisë në qasjen profesionale të këtij institucioni, si dhe përkrahja e nevojshme nga opinioni profesional.

Nga: Blagica Novkovska

Shkrimi është marrë nga Respublica.edu.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button