SHGM-ja reagoi ndaj funksionarëve Osmani dhe Popovski: Të përmbahen nga kërcënimet ndaj mediave

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) sot ka reaguar ndaj zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministrit për Transparencë dhe Llogaridhënie, Robert Popovski për deklaratat e tyre të bëra ditëve paraprake për mediat në Maqedoni. Funksionarët duhet të përmbahen nga kërcënimet ndaj mediave, sepse mënyra e tillë e komunikimit nuk mund të ndikojë në profesionalizimin e tyre, thonë nga SHGM-ja dhe të, transmeton Portalb.mk.

Në lidhje me deklaratën e zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani i cili dje në konferencën për media, duke komentuar për “skandalin për pensionet”, tha se: “Për shkak të dëmit që është bërë, në emër të BDI-së paralajmëroj se të gjithë politikanët dhe mediat të cilët dje e përfshinë edhe BDI-në në këtë lajmë të rremë, derisa nuk kërkojnë falje 24 orët e ardhshme, do të duhet të parashtrojmë padi me qëllim që të tregohet e vërteta”.

Për këtë nga SHGM-ja vlerësojnë se është punë e mediave të hetojnë dhe të shprehen dyshimet për të gjithë zyrtarët.

“Theksojmë se është punë e mediave të hetojnë dhe të shprehin dyshime për të gjithë zyrtarët, pavarësisht cilës parti i takojnë ato, ndërsa përfaqësuesit e Qeverisë, në këtë rast Zëvendëskryeministri i detyruar për euro-integrime, duhet të përmbahen nga kërcënime me padi në frymën e fjalës së lirë për të cilën ato deklarativisht angazhohen. Çdo mosmarrëveshje duhet të zgjidhet nëpërmjet transparencës, e jo me kërcënime për padi”, thuhet në reagimin e SHGM-së.

Nga SHGM-ja kanë reaguar edhe për deklaratën e ministrit për Llogaridhënie dhe Transparencë, Robert Popovski i cili tha se: “Në TV Alfa ndikojnë strukturat e qeverisë së mëparshme”.

Të njëjtën e shohin si pengesë për krijimin e një ambienti më të mirë për punën e mediave.

“Besojmë se komentet me të cilët etiketohen mediat nuk kontribuojnë për një ambient më të mirë për punën e mediave dhe për promovimin e vlerave evropiane. Profesionalizimi i mediave, duke përfshirë edhe ato që me vite të tëra kanë shkelur standardet profesionale është proces i gjatë i cili së fundi kërkon të shkëputet nga ndikimet politike në media, në drejtim të standardizimit të parimeve etike dhe morale të gazetarisë, dhe në këtë proces të gjitha palët e interesuara, duke përfshirë edhe anëtarët e Qeverisë, duhet të jenë më të kujdesshëm”, thanë nga SHGM-ja.

Nga SHGM-ja apeluan që mediat të përpiqen të respektojnë standardet më të larta profesionale dhe etike.

Ndryshe, nëntëmbëdhjetë milionë euro shteti do të duhet t’ua kthejë më shumë se 12.000 personave të siguruar, paratë për sigurim pensional të të cilëve, në 10 vitet e fundit nuk janë paguar në shtyllën e dytë pensionale, shtyllë që është e obligueshme dhe në të cilin personat e siguruar kanë llogari individuale te shoqëritë e sigurimit pensional. Paratë e personave të siguruar kishin mbetur në shtyllën e parë shtetërore, nga i cili financohet pagesa e pensioneve për pensionistët aktual, njoftoi ministrja Mila Carovska në konferencën për media në të cilën e zbardhi skandalin.

LEXO: Skandali me pensionet, ministrja Carovska: Janë kompensuar kontributet për 4.926 të siguruar
LEXO: Sela: Nuk na u dha ta menaxhojmë që BDI-ja ta fshehë krimin
LEXO: MPPS do të dorëzojë padi penale për një “kryerës të panjohur”
LEXO: Skandal në Maqedoni: 12 mijë pensionistëve me vite s’u janë transferuar kontributet në shtyllën e dytë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button