Edhe Higuain bindet për në Real Madrid

Gonzalo Higuain do të jetë lojtari i radhës që do të vazhdojë kontratën me Real Madridin. Sulmuesi argjentinas është bindur nga Jose Mourinho që të qëndrojë në Real për të vazhduar kontratën me këtë skuadër.

Higuain do të firmos kontratën javën e ardhshme, e cila do ta lidhë atë me Realin deri në vitin 2016. Nga kjo kontratë, Higuain do të fitoj 4.5 milion euro neto në sezon.

”Menjëherë pas përfundimit të edicionit të kaluar, medeomos e kërkoja largimin nga Real Madridi. Mourinho më ka bindur që të luftojë për një vend në përbërjen e parë, ashtu edhe kam vendosur” deklaroi Higuain./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button