Ahmeti, Osmani, Milloshoski dhe Janushev shpëtuan nga hetimi, Supremja i ndaloi hetimet e PSP-së

Me shumicë të votave, gjykatësit suprem kanë miratuar vendim se hetimet e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), të cilat i ka hapur pas 30 qershorit të vitit 2017-të, nuk munden të vazhdojnë më tej. Hidhen poshtë hetimet për regjistrimin e popullsisë kundër liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe të arratisurit ish kryeministrit Nikolla Gruevski, hetimi “I fuqishmi” kundër deputetit Antonio Milloshoski, “Pacienti” kundër zv/kryeministrit Bujar Osmani, “Dizajni” për autobusët kinezë dhe të tjera, njofton Portalb.mk.

Por, gjykatësit nga atje informojnë se Prokurorisë Speciale i merren edhe hetimet “Perandoria”, “Talir” dhe “Banka Postare” dhe i kthehen Prokurorisë Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, prej ku paraprakisht janë marrë. Në fakt, të gjitha hetimet e marra nga Prokuroria e rregullt kthehen nga Katica Janeva te shefja e Prokurorisë Themelore Publike, Vilma Ruskoska.

“Gjykata Supreme e Maqedonisë e informon opinionin se më 30.01.209, seanca e përgjithshme Gjykatës Supreme me rastin e iniciativave të avokatëve Boro Tasevski dhe Elenko Millanov, të dorëzuara në bazë të nenit 6 nga Ligji për Zgjedhje dhe Emërim të Ligjit për Gjykata, ka konstatuar mendim juridik, e cila thotë: “Prokuroria Speciale Publike mund të ngrit akuzë ose të urdhërojë ndalim të procedurës hetimore në periudhën jo më gjatë se 18 muaj nga dita e marrjes së lëndëve dhe materialeve në kompetencë të saj, si kusht kumulativ. Afati nuk mund të tejkalohet, vlerësuar nga dita e pranimit të materialeve nga përgjimi i paligjshëm i komunikimeve nga neni 2 i Ligjit për Prokurori Publike për Ndjekjen e Veprave Penale të cilat Lidhen dhe Dalin nga Përmbajtja e Ndjekjes së Paligjshme të Komunikimeve. Pas skadimit të këtij afati prej 18 muajve, PSP nuk është paditës i autorizuar për ndërmarrjen e veprimeve prokuroriale në procedura parahetimore dhe hetimore, të parashikuara me Ligjin për Procedurë Penale”, kumtoi Gjykata Supreme.

Sipas nenit 22 nga ligji për PSP, thuhet se kjo Prokurori mund të ngrit hetim, t’i ndalojë ose të dorëzojë akuzë në afat prej 18 muajve nga marrja e “bombave”, ndërkaq ajo është deri në 30 qershor të vitit 2017.

Dje profesori Gordan Kallajxhiev zbuloi se për këtë nen të kufizuar prej vetëm 18 muajve janë marrë vesh vetëm Zoran Zaev dhe Nikolla Gruevski në momentet e fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button