fbpx

Prokurori Bubevski: Vepra penale e gazetarit Llatas nuk do të vjetrohet

Veprimet e të akuzuarit Dragan Pavlovic-Latas në lëndën e PSP–së “Total”, nuk mund të përfshihen në veprën penale “mashtrim tatimor” për shkak se veprimet e tij janë të përcaktuara në mënyrë rigoroze si “veprime të fshehjes”, deklaroi për MIA-n prokurori i Prokurorisë Publike Speciale, Gavrill Bubevski pas pohimeve të OJQ-së “Të gjithë për gjykim të drejtë” se vepra e gazetarit Pavloviç mund së shpejti të skadojë, të bëhet e vjetër dhe të ri-kualifikohet si mashtrim tatimor, transmeton Portalb.mk.

“Veprimet e Dragan Pavlovic Latas reflektohen në atë që është “fshehje të tatimit” dhe procedura po realizohet “fshehje të tatimit”. Skadimi i veprës penale për të cilën ndiqet i pandehuri fillon nga momenti i veprimit të fundit. Veprimi i fundit është 2015, viti tatimor 2015 dhe një periudhë relative të skadimit prej 20 vitesh, ndërsa afati absolut i skadimit është 40 vjet. Kështu që, absolutisht kjo penale nuk skadon dhe nuk mund të pësojë ndryshime dhe të bëhet “mashtrim tatimor” sepse ajo është krejtësisht tjetër gjë, tha prokurori Bubevski.

Ai shton se të dy krimet janë divergjente – të ndryshme në thelbin e tyre.

Dragan Pavlovic-Llatas është i akuzuar në rastin Total” për dhënie të informacioneve të rreme në llogaritë vjetore dhe deklaratat tatimore të “Total Marketing” SHPKNJP, “Total Media Centar” dhe “Medijamaks.” Në këtë mënyrë, ai ka fshehur tatim në vlerë prej 121.414 euro, ndërsa personalisht ai, si person fizik, ka fshehur 63.032 euro.

Edhe për lëndën “Trust” në të cilin janë dënuar Seat Koçan dhe Vladimir Aviroviç, Bubevski tha periudhë se skadimi llogaritet nga dënimi më i lartë të mundshëm që mund të shqiptohet.

“Dënimi më i larti për atë lëndë është 15 vjet në kohën e ekzekutimit. Pra, për ndjekje për të cilën mund të shqiptohet dënim prej 15 vjet burgim, periudha e skadimit është gjithashtu 20 vjet, sepse procedura është iniciuar në këto 20 vjet, atëherë afati i skadimit është dyfishuar – 40 vjet. Pra, “Trust” do të skadonte, eventualisht në vitin 2051. Dhe s’ka absolutisht frikë nga skadimi i këtyre dy rasteve, shpjegon prokurori Bubevski.

Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”, dje deklaruan se mund të bëhet ri-kualifikimi i veprës “Total”, e cila dyshohet sipas aktakuzës më shumë përputhet me nenin e ri- mashtrim tatimor, për çka janë paraparë dënime më të ulëta. Ata gjithashtu thanë se kjo vepër mund të skadojë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close