Kallajxhiev: Është për t’u habitur që PSP-ja ndërmerr hetime në një kohë kur Prokuroria e rregullt po çlirohet nga kthetrat e regjimit, do t’i vjetërsojë

Rreziku se do të dështojnë hetimet të cilat i hapi Prokuroria publike speciale, duke e përfshirë edhe atë për regjistrimin e popullatës kundër Ali Ahmetit dhe Gruevskit, “Perndoria”, “Pacienti” kundër Bujar Osmanit “i Pushtetshmi” me Antonio Milloshoski, “Dizajni” për autobusët kinez, për tarifat e rrugës dhe tjera ende ngel, nëse Gjykata Supreme në mbledhjen e përgjithshme nesër vendos që juridiksioni për hetime të reja të PSP-së ka skaduar pas atyre 18 muajve. Kufizimi i PSP-së se duhet të hapë hetime dhe të ngritë akuza për në një periudhë aq të shkurtër, është përfshirë në nenin 22 të Ligjit për PSP, përcjell sdk.mk. 

Në debatin e sotëm në ASHAM, në të cilën morën pjesë profesorë të së drejtës penale dhe autoriteti më i lartë të prokurorisë në Maqedoni, në të cilin u diskutua për statusin e PSP-së, Profesor Gordan Kallajxhiev nga Fakulteti juridik “Justiniani I”, si ekspert i përfshirë në negociatat për formimin e kësaj prokurorie, tha se Neni 22 nuk kishte ekzistuar fare, deri në fund. Për të, në momentin e fundit, kanë rënë dakord Zaev dhe Gruevski.
Afati, mendon Kallajxhiev është dakorduar me vetëdije nga lideri atëhershëm i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev, të cilët janë dakorduar ashtu.

Por ai theksoi edhe një gjë tjetër që i bën të vjetruara hetimet e PSP-së, në të cilat janë akuzuar ish-zyrtarë.
“Teza ime është se është shumë për të habitur që, në një kohë kur prokuroria e rregullt për krim zë organizuar po konsolidohet, PSP-ja po ndërmerr raste. Ishte e logjikshme që e bënte këtë atëherë kur prokuroria ishte e kapur. Kjo që PSP-ja po ndërmerr lëndë të cilat ka filluar t’i punojë prokuroria e rregullt, ndërsa i ka vënë në sirtar, ishte problem që prokurori i ri t’i nxjerrë nga sirtari dhe t’i fillojnë ato hetime të punohen. E jo t’i ndërmerr PSP-ja. Tani vijmë në një situatë që PSP-ja duke i marrë ato, praktikisht do t’i vjetërsojë. A është kjo me qëllim ose jo, mund vetëm të spekulojmë tani”, thotë Kallajxhiev.

Ai thotë se Ligji për PSP-në duhet të respektohet, pavarësisht a na pëlqen ose jo.

“Ligji për Prokurorinë Speciale duhet të interpretohet në kuptimin e tij origjinal, pavarësisht se sa dikujt i pëlqen ose jo dhe interpretohen në favor të të pandehurve, të dyshuarve. Pavarësisht nëse hetimet e PSP-së, në përputhje me afatin, do të dështojnë, duhet t’i jepet mbështetje që ajo të mbijetojë si një kontroll mbi pushtetin politik në të ardhmen, sepse atje ka kapacitete të pamohueshme që të tjerët nuk i kanë. Angazhimi im i padiskutueshëm është që kjo prokurori të bashkohet me prokurorinë tjetër për ndjekje të krimit të organizuar. Ajo duhet të jetë e pavarur, për shkak se e shihni që Prokurorin publik ende po na e zgjedhë Qeveria”, tha profesor Kallajxhiev.

Bombat, sipas tij, pas përfundimit të procedurës së provave duhet të shkatërrohen, siç parashikohet në materialet e masave të posaçme hetimore. Përveç bisedave për elitën politike, të cilët janë subjekt i ndjekjes penale, atje ka edhe biseda private dhe ato mund të shërbejnë si objekt i shantazhit dhe abuzimit.

“Jam kundër që Katica Janevës me automatizëm t’i vazhdohet mandati, mendoj se duhet të ketë rizgjedhje. Por, e mbështes PSP-në me dozën e autonomisë që e ka”, thotë Kallajxhiev, për të cilin prokuroria e rregullt ende është bolshevike dhe se autoritetet më të larta të saj ende flasin për reforma vetëm në mënyrë deklarative, ndërsa në realitet do të merren me amnisti.

Policia është shumë e fuqishme, ajo duhet të vendoset nën kontroll të prokurorisë, mendon ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button