fbpx

Kupa Aziatike 2019, Katari në finale përballë Japonisë

Pasi mposhti me rezultatin 4-0 Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) në Kupën Aziatike 2019, Katari në finale do të përballet me Japoninë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Katari pjesën e parë të ndeshjes gjysëmfinale të zhvilluar në stadiumin “Mohammed Bin Zayed” në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) e ka mbyllur me rezultatin 2-0 me golat e shënuar nga Boualem Khoukhi në minutën e 22-të dhe nga Almoez Ali në minutën 37-të.

Në minutën e 80-të Katari thelloi epërsinë me golin e shënuar nga Hasan Al Haidos ndërsa me golin e shënuar në minutën 90+3 nga Hamid İsmail mbylli ndeshjen me rezultatin 4-0 dhe me këtë për herë të parë arriti në finale.

Futbollisti i EBA-së İsmail Ahmed mbeti jashtë loje pasi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 90-të.

Ndeshja finale mes Katarit dhe Japonisë do të luhet të premten më 1 shkurt në Abu Dabi. Japonia ka fituar katër kampionate të Kupës Aziatike në vitin 1992, 2000, 2004 dhe 2011.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button