fbpx

Mediumet ruse dhe serbe dezinformojnë se presidenti i Maqedonisë është në arrest shtëpiak

Në detin e manipulimeve dhe të pavërtetave të cilat u plasuan në opinion në lidhje me ndryshimet kushtetuese dhe hyrjen në fuqi të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, këto ditë nga fqinjësia jehoi “lajmi” se kryetari Gjorgje Ivanov, është në arrest shtëpiak!

 

Shkruan: Olivera Vojnvoska 

 Të hënën (21.01.2019) gazeta ditore serbe “Informer” shqetësoi opinionin maqedonas duke publikuar tekst me titullin: Puç shtetëror në Maqedoni – Presidenti Ivanov në arrest shtëpiak: Zaev aktron rolin e kryeministrit, ambasada e SHBA-ve morri qeverinë”

Një (dez)informatë e tillë e mbështet vetë me deklaratën e gazetarit Milenko Nedellkovski, të dhënë për portalin rus eadaily.com, në të cilën pretendon se prej “21 prillit të vitit 2017 në Maqedoni, vendi në të cilin injorohen të gjithë institucionet shtetërore dhe shkelet vullneti i popullit, vazhdimisht po bëhet puç shtetëror”.  

Duke theksuar që hyrja në fuqi e Ligjit për përdorim të gjuhëve ” është joligjore dhe anti kushtetuese, për shkak se nuk është respektuar procedura gjyqësore dhe “Ligji nuk ësht. nënshkruar nga Presidenti”, Nedelkovski majde tha që:

Duhet të merret parasysh se rreth rezidencës së Presidentit Gjorgje Ivanov janë radhitur forca policore, të cilët drejtpërdrejtë janë të urdhëruar nga kryeministri Zoran Zaev. Kjo do të thotë se presidenti është në arrest të fshehtë shtëpiak. Nuk mund lirisht të komunikojë në telefon, sepse numri i tij përgjohet, pranimi i vizitave është i kufizuar dhe nuk ka të drejtë të pranojë gazetarë. Kjo është një lloj puçi shtetëror i cili zgjat dy vite…

Ky është puç shtetëror të cilin e menaxhon ambasada amerikane dhe ambasadori Bejlli…

Akuzat e rënda të cilat i thotë Nedellkovski, të cilave “Informer” parezerva ju beson dhe i publikon sikur të jetë njëqind përqind e vërtetë duke mos i verifikuar në ndonjë vend tjetër (në kabinetin e Presindetit, të Qeverisë, ambasadën e SHBA-ve), në të vërtetë janë të pasakta.

Së pari, presidenti Ivanov nuk është në arrest shtëpiak. Ai mbrëmë (23.01.2019) kishte takim me kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajanoviq, dhe para disa ditëve, me 19 janar (2019) dërgoi urimederi të ipeshkvi i Kishës Ortodokse Maqedonase – Dioqeza e Ohrit, Kryepeshkop i Ohrit dhe Maqedonisë, z. Stefan dhe deri te të gjithë besimtarët ortodoks, me rastin e festëve ortodokse.

Një ditë më parë (18.01.2019), Ivanov u drejtua në pritjen e vitit të ri të trupit diplomatik në Republikën e Maqedonisë. Të njëjtën ditë kryetari i Kabinetit komunikoi se Ivanov ka pritur edhe letra kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar në Republikën e Estonisë, të Rendit sovran ushtarak në Shën Jovan nga Jerusalemi, Rodos dhe Malta, nga Republika e Ganës dhe Republika e Ugandës.

Me 17 janar shefi i shtetit pranoi ish presidentin e Komisionit evropian dhe kryeministrin e Republikës së Italisë, Romani Prodi, i cili në Maqedoni qëndroi me rastin e dhënies së çmimit Botëror për humanizëm për vitin 2019, të cilin e ndau Akademia e Ohrit për humanizëm.

Me 28 dhjetor të vitit 2018 Ivanov kishte daljen e rregullt vjetore para deputetëve në Kuvend.

Prej këtyre ngjarjeve në faqen e internetit të Presidentit të Republikës së Maqedonisë janë publikuar edhe fotografi.

Për atë se Ivanov nuk është në arrest shtëpiak dëshmojnë edhe një numër i publikimeve në ueb-faqen e presidentit, si për shembull, ai i 06.01.2019, i titulluar: “Krishtlindja në shtëpinë e familjes Ivanov“, i cili flet se:

Për Krishtlindje, në prag të festës së madhe krishtere, shtëpia e presidentit të Republikës së Maqedonisë, Dr. Gjorgje Ivanov, e vizituan fëmijët e Qendrës për edukim të folklorit maqedonas “MITEVI” nga Shkupi….

Ose, lajmi i 01.01.2019 i cili informoi se Ivanov-in në ditën e parë të vitit të Ri e vizituan përfaqësues të ARM-së nga kazerma “Çede Filipovski-Dame” nga Kërçova.

Përveç dezinformimit për “arrest shtëpiak”, krejtësisht të paqarta janë pretendimet “se rreth rezidencës së presidentit Gjorgje Ivanov janë radhitur zyrtarët e njësive speciale, të cilët drejtpërdrejtë marrin urdhra prej Zoran Zaev-it”.

Sikur të kishte diçka të tillë, kjo nuk do të mbetej e pavërejtur në opinionin maqedonas dhe do të publikohej. Për një lajm të tillë sigurisht se nuk do të kishte heshtje në mediume, të cilët janë të kritikues ndaj qeverisë. Në fund, për një gjë të tillë nuk është ankuar as vet Ivanov,  deri më tani nuk ka pasur reagim prej ti as edhe “që nuk mubd lirisht të komunikojë në telefon, sepse numri i tij përgjohet, pranimi i vizitave është i kufizuar dhe nuk ka të drejtë të pranojë gazetarë”siç pretendohet në tekst.

Të pasakta janë edhe pjesët e shkrimit në “Informer” se:

Ky është një lloj puçi shtetëror i cili zgjat tashmë dy vite. 

Me një vërtetë një pjese e opinionit maqedonas në ngjarjet e 27 prillit para dy vitesh njohën puç shtetëror, po jo të formatit të cilin e përshkruan Nedellkovski në tekstin për “Informer“.

Incidenti i përgjakur i 24 prillit të vitit 2017, faktikisht dëshmon për tentim të rrënimit me dhunë të Parlamentit si shtëpia më e lartë përfaqësuese e qytetarëve dhe bartëse e qeverisë legjislative. Në këtë sulm të turpshëm në Kuvend u lënduan më tepër persona – mes të cilëve deputetët Zoran Zaev, Radmilla Sheqerinska, Damjan Mançevski…, ndërsa më rëndë u lëndua deputeti Zijadin Sela, i cili u rrah përgjakshëm dhe kishte lëndime të rrezikshme për jetën.

Këto ngjarje Prokuroria Publike i njohu si Puç në Kuvend me çka është kryer edhe dhunë fizike, ndërsa një pjesë e pjesëmarrësve – tridhjetë persona, ndiqen për “rrezikim terroristë të rendit kushtetuese dhe sigurisë”. Për incidentit e përgjakur ka procese gjyqësore, disa thash më janë të dënuar me burg. Disa prej të akuzuarve, mes të cilëve edhe pesë deputetët të përfshirë në ngjarjen e 27 prillit (2017), janë mbuluar prej Ligjit për amnisti dhe procesi është në miratim, të cilin e inicoi kryeministri Zaev si “të keqe të domosdoshme” për votimin e ndryshimeve kushtetuese lidhur me Marrëveshjen e Prespës.

Me rëndësi është të thuhet se një pjesë e të akuzuarve (për të cilët nuk vlen Ligji për amnisti) në dëshmitë e veta theksuan edhe përfshirjen e funksionarëve të lartë të Agjencisë për kundërzbulim ( e cila është nën kompetenca të presidentit të shtetit), gjë që në opinion lë hapësirë për dyshim në lidhshmërinë e Ivanov me këto ngjarje.

Pretendimet se, SHBA ndërhynë në punë e brendshme të Maqedonisë nuk është diçka e re. Ato janë linjë e vazhdueshme e akuzave, të cilat vinë nga ana e MPJ-së të Rusisë. Të theksojmë disa shembuj për këtë:

 SHBA dhe Bashkimi Evropian pa u hamenduer injorouN vullnetin e votuesve në Maqedoni dhe nuk i lejuan partisë e cila fitoi zgjedhjet e 11 dhjetorit të formojë qeveri. (komunikatë e MPJ të Rusisë – 04.08.2017)

 

ВPolitikanët udhëheqës të NATO-s dhe Bashkimit Evropian drejtpërdrejtë janë përfshirë në fushatën propaganduese, duke mos u përmbajtur nga ndërhyrja në punët e brendshme të vendit. Edhe përkrah faktit se dy të tretat e qytetarëve të Maqedonisë nuk e mbështetën Marrëveshjen e Prespës, rezultat e referendumit menjëherë u përshëndetën nga liderët e BE-së dhe NATO-s, si dhe nga Uashington. Ata janë të vendosur që të anëtarësojnë Shkupin në NATO dhe përkrah qëndrimit kundërshtues të qytetarëve maqedonas. (komunikatë e MPJ -së ruse – 02.10.2018) 

 

SHBA dhe shtetet e BE-së në mënyrën më të ashpër ndërhyjnë në punët e brendshme të Republikës së Maqedonisë, përmes shtypjes për riemrim të shtetit në Parlament, përkrah kundërshtimit të shumicës së qytetarëve (komunikatë e MPJ të Rusisë – 18.10.2018)

Por, edhe përkrah këtyre qëndrimeve të palës ruse, Stejt departamenti amerikan i vlerësoi si të palogjikshme dhe si tentim për dezinformim dhe propagandë:

 Akuzat e përfaqësuesve të ambasadës amerikane në Shkup janë përfshirë në procesin e votimit janë gënjeshtra dhe të palogjikshme. Përshëndesim vendimin e Parlamentit maqedonas. SHBA beson se marrëveshja është një mundësi historike që të promovohet stabiliteti, siguria dhe prosperiteti në rajon. (deklaroi zëdhënësi i Stejt departamentit – 24.10.2018

Ashtu që, parë në tërësi, ky tekst kryesisht manipulues dhe i njëanshëm, i cili përmban informacione të pasakta, ka për qëllim që të shtrembërojë të vërtetën dhe të krijojë pamje joreale të ngjarjeve në skenën e trazuar politike të Maqedonisë.

Burimi: Vërtetmatësi 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button