Epidemia e fruthit në Maqedoni, regjistrohen edhe tetë raste të reja

Epidemia e fruthit në Maqedoni është zgjeruar më shumë, sepse sot janë regjistruar edhe tetë raste të reja të të prekurve, dy në Gjevgjeli dhe gjashtë në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Në Gjevgjeli dy rastet e reja janë foshnje dhe të njëjtët janë për trajtim në Klinikën për Sëmundje Infektive në Qendrën Klinike në Shkup.

Edhe nga gjashtë rastet e reja e të prekurve nga fruthi në Shkup janë fëmijë, kur tre prej tyre veç më janë hospitalizuar.

Përndryshe, dje nga Ministria e Shëndetësisë njoftuan se dje janë pranuar dy raste të reja të infektuar me fruth, një foshnje shtatëmuajshe dhe një edukatore 35-vjeçare nga një çerdhe në Kisella Vodë.

Deri tash numri i të hospitalizuarve ka arritur në 27-të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button