Një vello që qëndron në ajër, më e veçanta që keni parë dhe shumë e thjeshtë për t`u realizuar (FOTO)

Dita e dasmës është më e veçanta për një vajzë dhe përgatitjet për atë moment fillojnë shumë kohë para. Madje, disa detaje i fantazojmë nga fëmijëria e deri sa vjen dita e madhe. Në ditën e dasmës mund t`ia lejojmë vetes edhe ta teprojmë paksa dhe nëse dëshironi t`ia shtoni madhështinë pamjes tuaj, një sugjerim ju vjen direkt nga pasarelat e Parisit dhe ju duhen vetëm disa tullumbace. Nuk është më nevoja që dikush të qëndrojë pas dhe të mbajë vellon tuaj, pasi në fund të saj mund të shtoni disa tullumbace të mbushura me helium, transmeton Class.

Këtë ide, që po na pëlqen kaq shumë, na e dha Celia Kritharioti në sfilatën Pranverë-Verë 2019. E veshur me një fustan nusërie bust, në ngjyrë të bardhë dhe rozë, modelja ra menjeherë në sy për vellon e saj madhështore. Ajo që e bënte të veçantë vellon me xixa ishin tullumbacet me helium që e mbanin lart. Një ide e veçantë dhe aspak e keqe, apo jo?

Vello që qëndron në ajër
Vello që qëndron në ajër
Vello që qëndron në ajër

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button