Alicia Keys nxjerr albumin e pestë

Alicia Keys, një nga këngëtaret që ka shitur më shumë albume në të gjithë botën (rreth 35 milionë), do të nxjerrë në treg albumin e saj të pestë me titull ‘Girl on Fire’. 

Kantautorja e zbuloi emrin e albumit të ri duke e shoqëruar edhe me një foto provokuese që mendohet se do të jetë edhe “cover”-i i albumit.

Keys shihet me një fustan të zi transparent, ndryshe nga albumi i katërt i saj ku në foto shihej me një fustan të bardhë në versionin ëngjëll.

“Nuk duroj dot më! Do e them se si quhet albumi i ri: do e titulloj ‘Girl on Fire’! Detajet e tjera do i merrni vesh shumë shpejt. Para se të filloja punën për këngët e reja ndihesha si një luan në kafaz, por tani luani është i lirë”, shkroi këngëtarja në faqen e saj zyrtare në internet./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button