Morata: Gjithmonë e kam ëndërruar Atleticon

Alvaro Morata është shprehur shumë i lumtur me kalimin te Atletico Madridi.

Spanjolli iu bashkua klubit nga Madridi prej Chelseat në formë të huazimit për 26 muaj, transmeton Telegrafi.

Ish-sulmuesi i Real Madridit ishte pjesë e akademisë së Atleticos dhe është shumë i lumtur me rikthimin e tij tek Los Colchoneros.

“Që kur isha mbledhës i topave gjithmonë kamë ëndërruar të luajë për këtë klub”, ka thënë Morata, i cituar nga Marca.

“Ne gjithmonë duhet të paraqiteshim dy orë para ndeshjes dhe e kujtoj me dashuri kohën kur pritja para hyrjes me babanë tim. Ishin kujtime aq të çmuara”.

“Jam i lumtur për këtë transferim. E njoh klubin, stadiumin, fanellën, lojtarët… më të vërtetë është një moment lumturie për mua, mezi po pres të fillojë”.

“Kam menduar për këtë lëvizje kohë më parë. Tashmë ndihem se jam pjesë e klubit dhe tani jam shumë i motivuar për të dhënë maksimumin”, ka shtuar Morata.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button