Fabregas: Arsyeja që iu bashkova Monacos ishte Henry

I transferuari te Monaco në afat të janarit, Cesc Fabregas, është shprehur i mërzitur për shkarkimin e Thierry Henry nga pozita e trajnerit.

Spanjolli ka zbuluar se arsye kryesore që ai iu bashkua skuadrës franceze nga Chelsea ishte tekniku francez, trransmeton Telegrafi.

“Nuk do të gënjej, një nga arsyet kryesore që erdha te Monaco është se Thierry më thirri”, ka thënë Fabregas, i cili luajtu së bashku me Henryn te Arsenali nga 2003 deri në 2011.

Cesc Fabregas duke përshëndetur tifozët e Chelseat në ndeshjen e fundit (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

“Ai dëshironte që unë të luajë në çdo ndeshje, çdo minutë. Jemi të mërzitur, sepse më të vërtetë mendoj se ai do të bëhet trajner i madh. Jam i sigurt”.

“Futbolli nuk pret dhe ndoshta nuk ishte momenti i duhur apo ai nuk kishte kohën të përmbush gjithë planet dhe gjithçka që ai dëshironte të bënte. Kjo është jeta, ndodh”, ka shtuar spanjolli.

Fabregasi te Monaco është paraqitur në tri ndeshje deri më tani në Ligue 1, por ende nuk ka gjetur gol apo asistim në 248 minuta.

Në të kaluarën spanjolli ishte edhe pjesë e Barcelonës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button