Më 18 shkurt do të fillojë gjykimi për financimin e paligjshëm të VMRO-DPMNE-së

Më 18 shkurt në ora 10:00 është caktuar seancë gjyqësore për fillimin e procesit gjyqësor për lëndën “Talir” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) e cila a të bëjë me financimin e paligjshëm të VMRO-DPMNE-së, informojnë nga Gjykata Penale duke shtuar se ftesat u janë dorëzuar palëve, njofton Portalb.mk.

Me akuzën janë të përfshirë ish kryeministri i cili tani është në arrati dhe ka fituar azil politik në Hungari, Nikolla Gruevksi, Kiril Bozhinovski dhe Mile Janakieski, të cilët akuzohen për “keqpërdori të detyrës dhe autorizimit zyrtar” dhe “larje parash”, po edhe Ilija Dimovski, Leko Ristoski dhe Elizabeta Çingarovska të akuzuar vetëm për veprën “larje parash”. Për të njëjtën vepër, si subjekt juridik, në akuzë është përfshirë edhe partia VMRO-DPMNE.

Prej këtyre personave, vetëm Çingarovska nuk do të gjykohet pasi që përpara një muaji ajo është marrë vesh me PSP-së, ka pranuar fajin dhe ka marrë dënim burg me kusht prej dy vjetëve nëse nuk kryen vepër penale në 5 vitet e ardhshme.

PSP ka dorëzuar edhe një akuzë në “Talir”. Ajo ka të bëjë në lidhje me ndërtimin e paligjshëm të selisë së partisë dhe është dorëzuar kundër Nikolla Gruevksi dhe Kiril Bozhinovskit, të cilët duke e keqpërdorur detyrën zyrtare, kanë mundësuar që personi juridik “Beton Shkup” ta ndërtojë selinë e partisë, edhe pse personi juridik në kohën e sigurimit të shërbimit ka nënshkruar marrëveshje për furnizim me organet shtetërore dhe institucionet publike ose ndërmarrje në kundërshtim me Ligjin për Parti Politike, Ligjin për Financim të Partive Politike dhe Ligjin për Marrëdhënie të Obligacioneve.

  • LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTIT – “TALIR” 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button