fbpx

Nëse një media cek statistika që nuk kanë burim të sigurtë, aty nuk ka lajm

Burimi: KriThink

Intelektualë të ndryshëm, opinion-bërës e profesorë universitarë shpesh përmes rrjeteve sociale të shprehin mendim dhe i njëjti pastaj të shpërndahet nëpër portale të ndryshme. Por, transmetimi duhet të ketë filtër dhe verifikim të fakteve, për atë që flitet. Nëse personat në fjalë flasin për statistika, ato duhet të kenë burim adekuat dhe jo vetëm fjalë.

Lajmi i plotë

Link deri te artikulli origjinal: “Nuk ka lajm aty ku nuk ka fakte

Data dhe koha e publikimit: 21.01.2019

Data e recensionit: 29.01.2019

Recensues: Xhenis Sulimani

 

 

 

Detyrimisht të vendoset link te burimi i informacionit

Megjithatë, jo secili mendim i shprehur publikisht është lajm. Teksti që po e recensojmë, citon njohësin e rrethanave politike- Nijazi Muhamedi. I cili, sipas portalit, ka dhënë të dhëna mbi numrin e shqiptarëve në Maqedoni. Informacioni nuk merrë peshën bindëse e as vërtetësi, për faktin se mungon link nga burimi i informacionit. Opinioni nuk e di cila organizatë ndërkombëtare jep të dhënat në të cilët thirret opinionbërësi.

“Sipas një informacioni të marrë javet e fundit nga një institucion ndërkombëtar, shqiptarët në Maqedoni janë 47 % nga popullsia e përgjithshme e Maqedonisë…”, thotë Nijazi Muhamedi.

Në kësi tekste vërehet manipulim me opinionin kur kemi mungesë të fakteve. Hedhim disa numra, duke qenë të vetëdijshëm se është vështirë për t’u argumentuar për faktin se ende nuk kemi regjistrim të popullsisë nga viti 2002.

Reagimi i Nijazi Muhamedit ka rezultuar si pasojë i një qëndrimi paraprak të profesoreshës Tanja Karakamisheva, gjithashtu rreth numrit të popullsisë. Ku mes tjerash, Karakamisheva ka potencuar se përqindja e shqiptarëve është 16.7%.

E vërteta është tek argumentet

Ndryshe ky debat, në një vend ku numrat krijojnë politika me gjasë do të vazhdojë. Me siguri, me hov edhe më të madh. Ky debat, në mungesë të regjistrimit të popullsisë do të zë hapësirën më të madhe mediatike.

Mirëpo, media duhet të anojë ka e vërteta dhe jo mendimet personale. Opinionet duhet të mbështeten në fakte. Gazetari duhet të ketë kujdes, sepse jo çdo qëndrim politik është edhe lajm, nëse nuk përcillet me argumente. Opinionet duhet të përcillen si itinerar për të bërë ndonjë produkt gazetaresk të mirëfillt. Vetëm opinionet e opinionistave pa mbështetjen e statistikave zyrtare nuk i ndihmojnë mendimit kritik.

Më shumë se informacione kush çka tha, për numrin e banorëve, media duhet të ushtrojë presion për realizimin e regjistrimit të popullsisë.

Dinamizimi i rrjeteve sociale nuk duhet të ketë ndikim ndaj mediave. Kjo për arsye se në rrjete sociale mundet të postohet shumëçka, luks ky që nuk duhet të jetë i pranishëm edhe në portale pa u filtruar paraprakisht.

Shembull, një lajm i plotë dhe objektiv për numrat e etnive në Maqedoni do të ishte i mirëseardhur në qoftë se gazetari i tekstit që recensojmë do kishte shtesë edhe informacionin se prej nga kishte marrë të dhënat opinionisti. Për cilën organizatë ndërkombëtare e ka fjalën protagonisti?

Media duhet të mëtojë që ta transmetojë të vërtetën më shumë sesa garën e analistëve se kush është më afër se shoku për t’ia qëlluar numrin e saktë të popullsisë në Maqedoni, në moment kur mungon regjistrimi i popullsisë. Opinioni nuk duhet të krijojë bindje nga shifra që dalin e që nuk kanë pikë reference. Ky tekst duhet të shërbejë si mësim se e vërteta detyrimisht duhet të ketë adresë. Adresë që duhet të shfrytëzohet nga gazetari me qëllim informimin e saktë.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button