Skandali me Fondin Pensional, Sela: Nuk na u dha ta menaxhojmë që BDI-ja ta fshehë krimin

Lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela në intervistën e mbrëmshme në TV21 ka folur për akuzën e ngritur në lidhje me skandalim me keqpërdorimet në Fondin Pensional.

“Një ndër arsyet pse Fondi Pensional nuk ju dha Aleancës që ta drejtojë sipas marrëveshjes që kishim për ndarje të pushtetit është edhe kjo që sot opinioni po e kupton si skandal edhe pse ne kemi pasur informacione për keqmenaxhim. Qëllimi i BDI-së ka qenë për të fshehur krimin dhe keqpërdorimin që kanë bërë një dekadë të tërë kuadrot e BDI-së si pjesë e regjimit Gruevski-Ahmeti. Opinioni duhet ta dijë se një ndër arsyet pse nuk ju dha Aleancës menaxhimi i këtij institucioni është fshehja e krimit që sot më ka marrë rrugën e trajtimit juridik”, tha kreu i ASH-së Sela.

Rasti ka të bëjë me skandalin e rreth 12 mijë qytetarëve, të cilëve nuk u janë paguar paratë për pensionin e shtyllës së dytë të sigurimit pensional nga ana e Fondit Pensional në periudhën prej 2007 deri në vitin 2018. Për t’i shlyer këto borxhe ndaj qytetarëve dhe për t’i dëmshpërblyer punëtorët e dëmtuar Qeveria ka siguruar mjete prej 19 milionë euro.

Sela foli edhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat eventualisht mund të mbahen bashkë me ato parlamentare, të cilat sipas tij janë të nevojshme. Ai tha këtë e kanë kërkuar para referendumit, pas tij, si dhe tani kur është mundësia që bashkë me zgjedhjet presidenciale të dalim në zgjedhje parlamentare.

“Gjatë kësaj periudhe shumë gjëra kanë ndodhur, pushtet krimi, pushteti i legjislacionit që ndërhyn në drejtësi. LSDM-ja erdhi në pushtet me një sllogan “paqe dhe drejtësi”, paqe nuk mund të ketë deri sa nuk ka drejtësi. Njerëzit që duhet të përgjigjen për skandalet në drejtësi, që dëgjuam në “bombat” e opozitës së atëhershme, keqpërdorimi i fondit pensional, mjete të qytetarëve janë shkaqe për keq qeverisjen e BDI-së së bashku me LSDM-së”, tha Sela.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button