Kuvendi e ka miratuar Ligjin e ri për Furnizime Publike

Me 57 vota “për”, asnjë “kundër” dhe “të përmbajtur”, Kuvendi i Maqedonisë e ka miratuar Ligjin e ri për Furnizime Publike, i cili do të hyjë në fuqi nga prilli i këtij viti, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç njoftuan nga Ministria e Financave (MF), Ligji për Furnizime Publike është i harmonizuar me legjislativin e Bashkimit Evropian dhe do të sigurojë harxhim racional të parave shtetërore, konkurrencë të lirë dhe korrekte dhe transparencë gjatë furnizimeve publike.

“Ajo çfarë është më me rëndësi është që si kriter do të vendoset përzgjedhja e ofertës më ekonomike për ndarjen e marrëveshjeve. Aplikimi i këtij kriteri mund të përfshijë tre qasje të ndryshme: vetëm çmimin, vetëm harxhimin ose raporti më i mirë çmim-cilësi. Pavarësisht nga ajo se cila qasje do të shfrytëzohet, gjatë evoluimit të ofertave gjithmonë do të kyçet elementi ekonomik. Me sjelljen e kriterit për ofertën më të mirë ekonomike gjatë nënshkrimit të marrëveshjeve, përveç që bëhet harmonizim me direktivat nga vitit 2014, janë larguar edhe efektet e shumëfishta negative nga shfrytëzimi i deritanishëm i çmimit më të ulët. Jemi dëshmitar se kualiteti më i ulët ose harxhimi për rregullimin e të njëjtave bëhen harxhime më të mëdha”, tha ministri i Financave, Dragan Tevdovski.

Tevdovski theksoi se ligji paraprak është bazuar në direktivat për furnizime publike të Bashkimit Evropian në vitin 2004, ndërkaq në ndërkohë u miratuan shumë ndryshime dhe plotësime, që e kanë larguar nga ligjvënësi evropian. Për këtë arsye, ashtu siç tha ministri, është e nevojshme të bëhet ndryshim bazik dhe gjithëpërfshirës, në pajtueshmëri me praktikat aktuale evropiane.

Tevdovski tha se Ligji i ri përmban zgjidhje të cilat i mbrojnë të drejtat e punëtorëve të cilët marrin pjesë në kryerjen e marrëveshjeve për furnizime publike, por edhe prodhimtarët. Gjithashtu, vendosen dispozita të cilat kanë të bëjnë me kyçjen e aspekteve sociale në procedurat për furnizime publike, gjegjësisht marrëveshje të rezervuara me qëllim të nxitjes së rritjes gjithëpërfshirëse dhe punësimit të grupeve të rrezikuara sociale.

“Me Ligjin vendosen edhe një sërë masash të cilat i përmirësojnë kushtet për përfshirjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në furnizimet publike. Me përfaqësim më të madh të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në furnizime publike, organet e marrëveshjes e zgjerojnë bazën e ofertuesve potencial të kryerësve dhe e rrit konkurrencën. Ligji për Furnizime Publike parasheh edhe një sërë rregulla anti-korruptive dhe rregulla me të cilat do të parandalohet konflikti i interesave gjatë kryerjes së furnizimeve publike”, thonë nga MF.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button