Takimi Osmani – Linkeviçius: Pas 15 vitesh status kandidues, këtë vit Maqedonia do të merr datë

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani mbajti takim me ministrin për Punë të Jashtme të Republikës së Lituanisë, Linas Linkeviçius, i cili për vizitë pune ndodhet në vendin tonë.

Në takim u hapën tema për sfidat me të cilat ballafaqohet vendi ynë në rrugën drejt anëtarësimit në BE, për mbështetje nga ana e Lituanisë për rrugën tonë euro- integruese, si dhe sfidat që e presin Bashkimin Evropian këtë vit.

“Bashkimi Evropian hyn në një periudhë më turbulente nga ekzistimi i saj, e ngarkuar me sfidën e finalizimit të Bregzit, ndërhyrje në populizëm dhe radikalizëm në sistemet politike të vendeve – anëtare, si lëvizje gjeopolitike në gjithë periferinë” theksoi Omani, duke potencuar progresin e Maqedonisë në procesin e integrimeve evropiane, si sukses i përbashkët i vendit dhe Unionit.

“Suksesi i Marrëveshjes së Prespës është më e rëndësishmja për ne, duke e hapur rrugën për anëtarësimin tonë në BE dhe NATO, gjithashtu është edhe fitim i fuqive progresive evropiane të të gjithë kontinentit, në mënyrë të drejtpërdrejt duke e theksuar fuqinë pozitive të idesë evropiane” – theksoi Osmani. Ai potencoi se pas 15 viteve status i vendit kandidat, këtë vit Maqedonia pret datë për negociata.

Gjatë bisedës, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe rreth marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit mes dy vendeve, ku edhe bashkërisht u konfirmua interesi për avancimin e mëtutjeshëm në të gjitha sferave të interesit të përbashkët. Në këtë drejtim në veçanti u potencua mundësia për shkëmbimin e përvojave nga ana e Lituanisë në procesin e negociatave, shkëmbimi i përvojave në implementimin e reformave të thella, si dhe mundësia e ndihmës së drejtpërdrejtë bilaterale të vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button