Në Kuvendin e Maqedonisë nuk kaloi interpelanca e ngritur nga VMRO-DPMNE për ministrin Dimitrov

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë me 59 vota “kundër” dhe 20 vota “për” nuk e pranuan interpelancën për ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, të ngritur nga grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së, transmeton Portalb.mk.

VMRO-DPMNE e akuzon Dimitrovin se i ka pranuar të gjitha kërkesat maksimale të Greqisë për zgjidhjen e kontestit të emrit, humbja e tij e parë., siç akuzojnë ata, ishte Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.

Ministri Dimitrov në fjalim dje i ftoi deputetët e pushtetit dhe të opozitës të fokusohen në prioritetet dhe të debatojnë për ekonominë.

“Ne përfundimisht po ngihemi në këmbë. Më herët ose më vonë me politikë të mençur, me më pak fyerje dhe më shumë bashkim, mendoj se drita do ta fitojë errësirën. Të debatojmë me punë që janë të vlefshme për diskutim, për politikë tatimore, ekonomi dhe të ngjashme. Të fokusohemi në çështjet ekonomike”, tha Dimitrov.

Ai për akuzimet e VMRO-DPMNE-së tha se gjithmonë i ka shërbyer kauzës së Maqedonisë dhe se e ka menduar të mirën për shtetin dhe popullin. Deputetëve të VMRO-DPMNE-së u tha se partia nuk është populli.

“Ju duhet që çdo mëngjes të përsëritni, shteti nuk është parti, Maqedonia nuk është parti. Ne ju presim në shekullin 21 të jemi të durueshëm, do të japim gjithçka nga vetja dhe nga ju të bëhemi miq”, tha Dimitrov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button