Maqedoni, janë duke u finalizuar aktivitetet rreth Protokollit për anëtarësim në NATO

Janë duke përfunduar aktivitetet rreth përgatitjes të protokollit qasës për anëtarësim në NATO, pasi me zbatimin e procedurës në Kuvendin e Maqedonisë, javën e kaluar Marrëveshja e Prespës u miratua në Kuvendin e Greqisë dhe në mënyrë eksperte gjatë fundjavës është publikuar në Gazetën Zyrtare të Greqisë, transmeton Portalb.mk.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg për Politiko-Evropa dje deklaroi se protokolli për hyrje të Maqedonisë në NATO do të nënshkruhet për një kohë të shpejtë, njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Athina.

“Do ta nënshkruajmë protokollin qasës në NATO dhe këtë mund ta bëjmë shumë shpejt. Për ratifikimin duhet pak më shumë kohë, gjithçka varet nga 29 parlamentet e vendeve anëtare të NATO-s”, tha Stoltenberg.

Sipas tij, është e mundur që gjatë kësaj jave, ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s ta nënshkruajnë protokollin dhe më pas Shkupi do të ulet në tavolinë. Ai shpjegoi se kjo do të thotë se Maqedonia do të marrë pjesë si vend vëzhgues në të gjitha formatet kyçe të mbledhjeve të Aleancës, por anëtare fuqiplotë do të bëhet vetëm pasi të gjitha vendet anëtare ta ratifikojnë protokollin qasës. Kështu ishte procedura për anëtarësimin e Malit të Zi në vitin 2017, zgjati rreth 1 vjet.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dje edhe me shkrim e ka njoftuar ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov se është në përgatitje  protokolli qasës, që është parashikuar që së shpejti të nënshkruhet nga ana e përfaqësueseve të vendeve anëtare të Aleancës. Pastaj do të pasojë edhe ftesa e Dimitrovit që të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Protokollit.

Ndryshe, shefi i diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov dje në tribunën në Shkup në të cilën mori pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme i Lituanisë, Linas Linkveçius gjithashtu theksoi se Maqedonia këtë javë ose në fillim të javës së ardhshme do ta nënshkruajë Protokollin për NATO.

“Këtë javë ose në fillim të javës së ardhshme të nënshkruhet Protokolli për NATO. Pastaj ai duhet të kthehet në Kuvendin e Greqisë për ratifikim. Shpresoj se të gjithë miqtë tanë, ndër të parët është Lituania, do ta ratifikojnë Protokollin në parlamentet e tyre.  Sapo të ratifikohet në Parlamentin e Greqisë, do të ulemi në Aleancë. Dhe atëherë hyjnë në fuqi ndryshimet kushtetuese dhe dispozitat tjera të Marrëveshjes së Prespës”, tha mes tjerash Dimitrov në tribunën e Ministrisë së Punëve të Jasthme të organizuar nga Qendra e integrimeve euroatlantike.

Ai theksoi se shpreson se ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska do të merr pjesë për herë të parë në mbledhjen e ministrave të Mbrojtjes me vendet anëtare më 13 dhe 14 shkurt në Bruksel, ndërsa ai si ministër i Punëve të Jashtme në prill në Mbledhjen e ministrave të NATO-s në Uashington.

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dje gjatë vizitës në Vallandovë e shprehu pritjen e ssaj se gjatë dy javëve të ardhshme do të ulet në ulësen e Aleancës.

Shefi i diplomacisë së Lituanisë dje në konferencë të përbashkët me ministrin Dimitrov theksoi se Lituania do të jetë mes vendeve të para që do ta nënshkruajë Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

LEXO: Lituania do të ndihmojë Maqedoninë drejt NATO-s dhe BE-së

LEXO: Edhe pesë hapa formale deri te ulësja e Maqedonisë në NATO

LEXO: Emri Republika e Maqedonisë së Veriut do të hyjë në fuqi për dy javë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button