Janë sulmuar dy policë në Shuto Orizare

Dy policë, sot pasdite janë rrahur në vendbanimin Shuto Orizare pasi që qytetarët kanë menduar se janë atje për të vjedhur një vajzë, transmeton Portalb.mk.

Qytetarët të cilët kanë menduar se policët janë atje për të vjedhur një vajzë i kanë sulmuar dhe rrahur, si dhe e kanë demoluar veturën e tyre.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme e kanë konfirmuar incidentin dhe treguan se është denoncuar se gjoja se një vajzë e re i ka parë se si persona të panjohur me dhunë e kanë hipur një vajzë tjetër në kombi, por nuk e kanë ditur se për kë bëhet fjalë.

Policët e lënduar ndodhen në spital ku u është ofruar ndihma mjekësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button