U lansua balada “Harrom” nga Yll Limani (Video)

Ka ardhur para fansave të Yll Limanit kënga “Harrom”, e cila është kompletuar me videoklip.

Është fjala për një baladë, e cila vjen me një interpretim të mrekullueshëm nga këngëtari, transmeton Telegrafi.

Vet Ylli është kujdesur për realizimin e kësaj kënge, të cilës ia ka bërë muzikën dhe ia ka shkruar tekstin.

Projekti është prodhim i Gezim Lazrit (nga Diverse Music) dhe Fatjon Miftarit. Ndërsa miksimi dhe masterizimi është bërë nga Lorenc Aliaj.

Për anën vizuale është angazhuar produksioni Imagine Films që ia ka xhiruar videon muzikore.

Bashkëpunimi me producentin Cricket, “Friday Night”, është ndër realizimet më të fundit të Yllit.

Kënga u shoqërua me një klip interesant me video-tekst, ndërsa interpretimi është në gjuhën angleze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button