Linkeviçius gjatë takimit me Xhaferin: Shoh të ardhme të ndritur për Maqedoninë

Ministri i punëve të Jashtme të Republikës së Lituanisë, Linas Linkeviçius, gjatë vizitës së vendit tonë, ka realizuar takim edhe me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi, ndërkaq nënvizoi se vizitën e tij të sotme në Republikën e Maqedonisë e përjeton shumë më ndryshe se vizitën tij paraprake për arsye se “tani, theksoi ai, sheh ardhmëri të ndritur për Republikën e Maqedonisë, përcjell Portalb.mk.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, shprehu kënaqësi dhe mirënjohje ndaj Lituanisë për mbështetjen e përgjithshme të rrugëtimit tonë euroatlantik, me ç ‘rast e theksoi edhe bashkëpunimin në kuadër të grupit Vilnus. Kryetari Xhaferi e informoi ministrin e Lituanisë se tani pas rrumbullakimit të obligimeve rreth ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës, shtëpia ligjvënëse do të vazhdojë të luajë rol kryesor në nxjerrjen e ligjeve të duhura reformuese dhe në këtë kontekst nënvizoi se pret që deri në mesin e muajit shkurt 2019 të harmonizohen dhe të nxirren me një tempo të përshpejtuar, me qëllim që të plotësohen obligimet vijuese deri në qershor të këtij viti, kur presim edhe datë për fillimin e negociatave për anëtarësim të plotfuqishëm në BE.
Ministri Linkeviçius falënderoi për mundësinë për takim me kryetarin Xhaferi dhe që në fillim nënvizoi se vizitën e tij të sotme në Republikën e Maqedonisë e përjeton shumë më ndryshe se vizitën tij paraprake për arsye se “tani, theksoi ai, sheh ardhmëri të ndritur për Republikën e Maqedonisë.” Ministri i Lituanisë dha një këndvështrim të veçantë ndaj bashkëpunimit të deritanishëm ndërmjet dy vendeve, sidomos në kuadër të projekteve dhe programeve të BE-së për ndihmë dhe mbështetje të vendit tonë në fusha të ndryshme si sektori financiar, administrata publike, menaxhimi publik, sundimi i të drejtës dhe tjera. Ai u pajtua për rolin dhe rëndësinë e parlamenteve në periudhën e ardhshme të hapjes së negociatave dhe kapitujve me BE-në dhe potencoi se duhet që i gjithë kapaciteti të inkuadrohet në proceset reformuese.
Kryetari Xhaferi, apeloi te grupet parlamentare për bashkëpunim në të dyja vendet, ta intensifikojnë komunikimin e vet në periudhën vijuese me bindje të thellë se me thellimin e bashkëpunimit parlamentar në të gjitha nivelet, do të lehtësohet edhe afrimi jonë kah BE a edhe bashkëpunimi ekonomik do të ngritet në një nivel më të lartë. Ky konstatim u pranua njëzëri nga të dy bashkëbiseduesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button