Gjokoviç dhe Osaka, të parët në renditjen e përditësuar

Tenisti serb Novak Gjokoviç ka ruajtur vendin e parë në renditjen botërore të Asociacionit të Tenistëve Profesionistë (ATP) pas fitores në turneun Australian Open, ndërsa tenistja japoneze Naomi Osaka ka kaluar në majë në kategorinë e femrave me trofeun e parë të fituar në këtë kampionat, shkruan Anadolu Agency (AA).

Gjokoviç, i cili ka thyer rekordin e Australian Open, turneut të parë Grand Slam të sezonit, me shtatë trofe në karrierën e tij, ka vazhduar të ngelet në pozitën e parë në renditjen e meshkujve, duke ngritur numrin e pikëve në 10.955.

Ndërkaq, tenisti spanjoll Rafael Nadal, ruajti pozitën e dytë pas humbjes në finale nga Gjokoviç me rezultatin 3-0, ndërsa zvicerani Roger Federer, i cili këtë vit luftoi për mbrojtjen e titullit, ka rënë nga vendi i tretë në të gjashtin pas eliminimit në raundin e katërt.

Radhitja e përditësuar e dhjetë tenistëve të parë në kategorinë e meshkujve është si në vijim:

1 (1) Novak Gjokoviç (Serbi): 10.955 pikë

2 (2) Rafael Nadal (Spanjë): 8.320

3 (4) Alexander Zverev (Gjermani): 6.475

4 (5) Juan Martin del Potro (Argjentinë): 5.060

5 (6) Kevin Anderson (Afrika e Jugut): 4.845

6 (3) Roger Federer (Zvicër): 4.600

7 (9) Kei Nishikori (Japoni): 4.110

8 (8) Dominic Thiem (Austri): 3.960

9 (10) John Isner (SHBA): 3.155

10 (7) Marin Çiliç (Kroaci): 3.140

Ndërkohë, Naomi Osaka, e cila tërhoqi vëmendjen e opinionit botëror pas triumfit në Australian Open, është ngjitur në vendin e parë në listën e Asociacionit të Tenisit të Femrave (WTA) me 7.030 pikë. Japonezja Osaka u bë tenistja e parë aziatike që ngjitet në pozitën e parë.

Nga ana tjetër, Petra Kivotva, e cila luajti në finalen eparë Grand Slam pas pesë viteve, është ngjitur nga vendi i gjashtë në të dytin.

Simona Halep, e cila erdhi në Australian Open si tenistja e parë në renditje, ka rënë në pozitën e tretë pas eliminimit në raundin e katërt.

Kampionja e vitit 2018, Caroline Wozniacki, ka rënë në vendin e nëntë pasi në turne u eliminua në raundin e tretë.

Radhitja e përditësuar e dhjetë tenisteve të para në kategorinë e femrave është si në vijim:

1 (4) – Naomi Osaka (Japoni): 7.030

2 (6) Petra Kvitova (Republika Çeke): 6.290

3 (1) Simona Halep (Rumani): 5.582

4 (5) – Sloane Stephens (SHBA): 5.307

5 (8) Karolina Pliskova (Republika Çeke): 5.100

6 (2) Angelique Kerber (Gjermani): 4.965

7 (7) – Elina Svitolina (Ukrainë): 4.940

8 (9) Kiki Bertens (Holandë): 4.430

9 (3) Caroline Wozniacki (Danimarkë): 3.566

10 (11) Aryna Sabalenka (Bjellorusi): 3.485

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button