Lyrical Son ka marrë dhuratën më të mirë për ditëlindje, është bërë baba për herë të dytë!

Reperi kosovar Festim Arifi, i njohur me ermin artistik Lyrical Son, do të jetë personi më i lumtur sot pasi feston ditëlindjen e 35-të si baba i dy fëmijëve, përcjell Koha.net. 

Bashkëshortja e tij Gresa ka sjellë në jetë një vajzë duke e gëzuar shumë Festimin. Lajmi u konfirmua nga vetë Gresa, e cila publikoi një fotografi në llogarinë e saj në Instagram.

Para disa vitesh, ata u bënë prindër për herë të parë me vogëlushen Eva. Ndërkohë Lyrical Son po vazhdon me projektet e tij muzikore.

Gjithashtu, pritet që brenda pak ditësh të finalizohet kënga me Ledri Vulën dhe Mc Kreshën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button